"Çdo kush është i pafajshëm, derisa të vërtetohet fajsija!"
Jemi të specializuar për çështjet penale. Disa nga shërbimet (interpretim, mbrojtje, përfaqësim) që ofrojmë në lidhje me të drejtën penale, janë:
1. Interpretim i ligjeve dhe i të drejtës penale.
2. Mbrojtje e të pandehurit, të dyshuarit.
3. Përfaqësim i të dëmtuarit (funksioni i mbrojtjes, interpretimit dhe përfaqësimit).
3.1. Kriminologji dhe kriminalistikë (krimet e renda).
3.2. Aspektet procedurale penale.
3.3. Penalogji dhe politika kriminale.
4. Interpretim i ligjit penal, kodit penal, dhe legjislacionit penal.
5. Interpretim i normave nënligjore dhe akteve të përgjithshme.
6. E drejta penale për të mitur.
7. Advokim në çështjet e paraburgimit.
8. Ofrim i shërbimeve të mbrojtjes ligjore në rastet e mbrojtjes së detyrueshme.
9. Ndihmë në mjete të jashtëzakonshme juridike:
9.1. Zbutje e jashtëzakonshme e dënimit.
9.2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.
9.3. Kërkesë për lirim me kusht.
9.4. Kërkesa për përsëritjen e procedurës revizion etj.
10. Ndihmë në masa të trajtimit të detyrueshëm dhe sanksioneve penale.
11. Marrëveshje mbi pranimin e fajësisë (në favor të klientit në proporcion me veprën dhe informatën) pranë prokurorive.
12. Mbrojtje ligjore në rastet e ekstradimit të dyshuarve, pandehurve, shtetas të huaj në procedurë penale.
13. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën penale).