Resmi Hoxha,
Mob.nr: +377 44 169018
Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8
10000 Pristina
Kosovo
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Sanksionet penale paraqesin njërën nga masat me të cilat shoqëria mbrohet nga kriminaliteti.
Ato janë forma të reagimit të shtetit ndaj veprave penale të qytetarëve. Ato zakonisht aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale me qëllim të mbrojtjes së të mirave të rëndësishme të shtetit dhe të individit.
Parashikimi dhe aplikimi i të gjitha sanksioneve penale në një shtet sipas dispozitave pozitive penale quhet sistem i sanksioneve penale.
Sanksionet penale si masa mbrojtëse cilësohen mjetet për pengimin e kriminalitetit sigurimin e rendit shoqëror nga atakimet e rrezikshme dhe kundërligjore të individëve dhe grupeve të caktuara.(marrë nga Penologjia)
Sanksionet penale shqiptohen dhe aplikohen kundër vullnetit të kryesit dhe konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat përndryshe I kanë gëzuar gjerë në momentin e kryerjes së veprës penale.
Sanksionet penale që I shqiptohen kryesve të veprave penale më pak kanë karakter hakmarrës e më tepër shqiptohen më qëllim të përmirësimit.
Karakteristikat e dënimit:
Dënimi duhet te jetë personal
Dënimi duhet te jetë Human
Dënimi duhet te jetë Legal/legjitim
Dënimi duhet te jetë Brenda suazave ligjore
Dënimi duhet te jetë ne përpjesëtim me peshën e veprës penale dhe me shkallen e përgjegjësisë penale
Dënimi duhet te jetë I ndarë
Dënimi duhet te jetë I revokueshëm(kur është shqiptuar për shkak te dëshmisë se rreme duhet te revokohet).
Republika e Kosovës ka akceptuar parimet e përgjithshme për te drejtat dhe lirit themelore te njeriut dhe ka garantuar ne kushtetutën e saj këto te drejta. Se këndejmi edhe ne aspektin shqiptimit dhe zbatimit te sanksionit penal ka avancuar duke e humanizuar sanksionin penal për ta zhdukur karakterin hakmarrës dhe duke e ndaluar dënimin me vdekje duke e garantuar te Drejtën e njeriut për jetën.
Roli dhe hierarkia e sanksionit penal ne modelin e shtetit te se drejtës .
Specifika e Hiearkisë e akteve juridike ne Kosovë
Hiearkia e akteve juridike ne Kosovë ka qene specifike dhe mund te trajtohet ne dy periudha;
Periudha para aprovimit te kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe periudha Pas aprovimit te kushtetutës dhe shpalljes se pavarësisë:
Struktura ligjore në Kosovë ne periudhën para aprovimit te Kushtetutës se Republikës se Kosovës është shumë komplekse . Kompleksiteti është
ekzistues për shkak të normave dhe akteve të ndryshme nga ish - Jugosllavia të cilat kane vazhduar të jenë në fuqi, rregulloreve të UNMIK-ut, ligjeve të Kosovës para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të cilat kanë hyrë në fuqi pas kushtetutës.
Po ashtu Kompleksiteti i Hiearkisë se Akteve Juridike, krijohet edhe në raport me konventat ndërkombëtare dhe supremacion në krahasim me ligjet e aplikueshme vendore pasi që kjo në mënyrë shprehimore nuk është e përcaktuar me ligje.
Duke filluar nga periudha e përfundimit të luftës në Kosovë, Këshilli i sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Kartës së OKB-së me 10 qershor 1999 aprovoi rezolutën Nr. 1244 me anë të së cilës themeloi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK)
Vendosja e UNMIK në Kosovë me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miraton si akt të parë Rregulloren e UNMIK 1999/1 e cila, në nenin 4, përcakton ligjin e aplikueshëm në Kosovë13. Sipas saj thuhet “Ligjet e Kosovës të cilat kanë qenë në fuqi në territorin e saj para datës 24 mars 1999 do të vazhdojnë të zbatohen në Kosovë nëse nuk bien në kundërshtim me standardet e përmendura në Nenin 2, me përmbushjen e mandatit të dhënë UNMIK-ut me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ose me këtë rregullore a çdo rregullore tjetër të nxjerrë nga
UNMIK-u”14. Rregullorja e UNMIK 1999/1 e plotësuar me Rregulloren e UNMIK 1999/24, Neni 1 ka paraparë ligjet e aplikueshme në Kosovë. Sipas tyre ligj i aplikueshëm është15:
a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm
dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to, dhe
b) Ligjin në fuqi në Kosovë deri më 22 mars 1989.
c) Ligjet e nxjerrura pas 22 mars 1989 me kusht qe dispozitat e tyre te mos kenë
karakter diskriminues dhe te mos jene ne kundërshtim me dispozitat e
konventave dhe praktikave ndërkombëtare, dispozite kjo e cila mund te
zbatohen ne praktike si përjashtim sipas Nenit 1.2 te rregullores ne fjale – 1.2.
Pas datës 15 qershor 2008 dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës kemi një
ndryshim të procesit dhe krijim të një hierarkie ligjore me te qartë dhe nje konkretizim te supremacionit te akteve juridike. Kushtetuta e Kosovës në nenin16 flet për hierarkinë ligjore “Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë .18
Ne ndërkohë neni 19 i kushtetutës rregullon zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare. Pika 1, Neni 19 thotë “Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ato zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji19. Ndërkohe që pika 2, neni 19 thotë “Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës”20.
Burim,pikënisje dhe kornizë për sanksione penale është kushtetuta e R.K qe pastaj me Me Ligje përkatëse përcaktohet një hierarki e sanksioneve dhe roli i sanksioneve penale dhe masat siç vijon:
I. Kushtetuta e Republikës se Kosovës
Kushtetuta është akti me i lart i vendit. 1. Kjo është përgjigja më e përgjithshme
dhe që zakonisht jepet nga cilido kur shtrohet pyetja se ç’është një kushtetutë dhe
ç’funksion ka ajo. Një përgjigje të tillë e gjejmë kur lexojmë kushtetutën e Republikës se Kosovës: neni 16-shprehimisht përcaktohet që kushtetuta është ligji më i lartë i vendit. Ligjet dhe aktet tjera juridike duhet te jenë ne pajtim me kushtetut; 2. Kur e përcakton Kushtetutën si ligjin më të lartë të vendit, legjislatori përcakton se ky dokument është rregullimi juridik i cili në hierarkinë e akteve normative gjendet në pozicionin më të lartë. 3. Kushtetuta është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit tonë, i cili rregullon
marrëdhëniet mes shtetit dhe personave,organeve shtetërore mes tyre dhe madje edhe përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre. Ky legjislacion jo vetëm që duhet të mbështetet tek kushtetuta, por edhe duhet edhe të jetë në përputhje me të.
Pra, Kushtetuta është një burim ose pikënisje dhe kornizë për ligjet e tjera të vendit.
Por jo vetëm kaq. Një Kushtetutë kryesisht mundëson një mënyrë organizimi të
rregullit në shoqëri e cila përndryshe do ta kishte të vështirë të funksiononte në
këtë mënyrë.
Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës se Kosovës
Kushtetuta përcakton parimet dhe mekanizmat e përgjithshëm e të posaçëm të
organizimit të shtetit. Ajo krijon institucionet e qeverisë duke ndarë pushtetet
mes tyre në mënyrë që vënia e rregullit të fillojë që nga mekanizmat shtetërore.
Zakonisht pushtetet që u jepen institucioneve shtetërore kufizohen dhe vendoset një mekanizëm ndër-kontrolli mes tyre duke ruajtur kështu balancimin e
funksionimit normal të tyre. Pra, pushtetet ndahen nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm kështu që kompetencat apo pushtetet e këtyre institucioneve janë të kufizuara në fushën në të cilën është përcaktuar që institucioni të funksionojë.
Për të mos u larguar nga pushteti gjyqësor, duhet thënë që një gjyqësor i pavarur,
gjë e cila edhe kjo sigurohet nga Kushtetuta, është themelor për funksionin e shtetit ligjor. Kjo do të mundësonte ruajtjen e rregullit kushtetues dhe sigurimin e të drejtave të individëve.
Pastaj,për funksionim te shtetit ligjor kushtetuta e Republikës se Kosovës me tej parasheh:
Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve
Ndërkombëtare]
Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:
Nder 8 instrumentet ndërkombëtare te numëruara ne kushtetutë, është edhe
((8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,
Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]
1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:
(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;
(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;
(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;
(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;
(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim.
2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari
konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.
3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.
4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.
5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.
6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Aksesi në gjykim është konsideruar si element thelbësor i të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Shteti i së drejtës nuk mund të konceptohet pa u njohur individëve të drejtën dhe mundësinë për t’iu drejtuar gjykatës:
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
1. Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.
2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
3. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.
Një nder kompetencat e Presidentit sipas kushtetutës është edhe si vijon;
(29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin.
Pra, Jep falje për sanksionet penale te shqiptuar ndaj individëve ne pajtim me ligjin e veçante për falje.
Pra, Kushtetuta është një burim ose pikënisje dhe kornizë për hiearkin e ligjeve te tjera të vendit, se këndejmi edhe për nxjerrjen e Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale.
Kodi Penal i Kosovës përcakton ketë hierarki te Sanksioneve Penale:
Sanksionet penale janë:
1) Dënimet kryesore;
2) Dënimet alternative;
3) Dënimet plotësuese dhe
4) Vërejtja gjyqësore.
Ligji mbi ekzekutimin e Sanksioneve Penale
Neni 2
Fushëveprimi i ligjit
1. Sanksionet penale ekzekutohen në pajtim me këtë ligj.
2. Sipas këtij ligji sanksionet penale janë dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore.
3. Masat e trajtimit të detyrueshëm ekzekutohen në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj.
Neni 3
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqiptuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
Tema: Klasifikimi I nomenklaturës se sanksionit penal.
Burim,pikënisje dhe kornizë për sanksione penale është kushtetuta e R.K qe pastaj me Kodin Penal te Kosovës, përcaktohet nomenklatura(Emërtimi dhe llojet) , llojet e sanksioneve penale dhe masat siç vijon:
Sipas Kodit penal te Kosovës me tej rregullohet;
Neni 3
SANKSIONET PENALE DHE MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM
(1) Sanksionet penale janë:
1) Dënimet kryesore;
2) Dënimet alternative;
3) Dënimet plotësuese dhe
4) Vërejtja gjyqësore.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
156
(2) Masa të trajtimit të detyrueshëm janë:
1) Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale të paaftë
mendërisht.
2) Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale me aftësi të
zvogëluar mendore dhe
3) Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësve të veprave penale të varur nga droga dhe alkooli.
Kjo me lart është ndarja kryesore sipas KPK për te vazhduar me poshtë me qëllimin dhe llojet e secilit sanksion penal:
KPK-KAPITULLI III: DËNIMET
Neni 34
QËLLIMI I DËNIMIT
Qëllimet e dënimit janë:
1) Të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij dhe
2) Të përmbajë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale.
Neni 35
LLOJET E DËNIMEVE
Ekzistojnë dënimet kryesore, dënimet alternative dhe plotësuese.
DËNIMET KRYESORE
Neni 36
DËNIMET KRYESORE
Dënimet kryesore janë:
1) Dënimi me burgim afatgjatë;
2) Dënimi me burgim dhe
3) Dënimi me gjobë.
DËNIMET ALTERNATIVE
Neni 41
DËNIMET ALTERNATIVE
(1) Dënimet alternative janë:
1) Dënimi me kusht dhe
2) Gjysmëliria.
(2) Kur shqipton dënimin me kusht, gjykata po ashtu mund të shqiptojë:
1) Urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues;
2) Urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe
3) Urdhrin për punë në dobi të përgjithshme.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
167
Neni 42
QËLLIMI I DËNIMIT ME KUSHT
Qëllimi i dënimit me kusht është që kryerësit t’i jep qortimin, i cili e arrin qëllimin e dënimit
përmes shpalljes së dënimit pa ekzekutimin e dënimit.
Neni 54
DËNIMET PLOTËSUESE
(1) Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ.
(2) Dënimet plotësuese janë:
1) Gjoba;
2) Heqja e të drejtës për t'u zgjedhur;
3) Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin
publik;
4) Ndalimi i ushtrimit të profesionit, i aktiviteteve ose detyrës;
5) Ndalimi për të drejtuar automjetin;
6) Marrja e lejes së vozitjes;
7) Marrja e sendit;
8) Urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe
9) Dëbimi i të huajit nga territori i Kosovës.
(3) Dënimi plotësues me ndalimin e drejtimit të automjetit, me marrje të lejes së vozitjes dhe të sendit mund të shqiptohet së bashku me dënimin me kusht me vërejtjen e gjykatës ose me lirimin nga dënimi.
Neni 76
DISPOZITAT E VEÇANTA PËR MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK
Procedurat për urdhërimin e masave për trajtim të detyrueshëm psikiatrik për kryerësin me
paaftësi mendore ose me aftësi të zvogëluar mendore do të parashihen veçan me anë të ligjit.
UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003
181
Neni 77
TRAJTIMI ME ANË TË REHABILITIMIT TË DETYRUESHËM I PERSONAVE TË VARUR NGA DROGA OSE ALKOOLI
Sanksionet penale ndaj te miturve
Sipas kodit te Drejtësisë për te mitur ,
1. Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat edukative.
2. Dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: gjoba, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.
Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shume se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.
Tema: Qëllimet e ekzekutimit te vendimeve penale
Qëllimi është vënien në ekzekutim të vendimeve penale dhe urdhërimeve të tjera ligjore, si dhe mënyrën e vuajtjes së dënimeve
Me ekzekutim të vendimit penal kuptohet zbatimi i urdhërimeve që përmban vendimi penal i formës së prerë dhe i vendimeve që, sipas Kodit të Procedurës Penale, kanë ekzekutim të menjëhershëm, me synimin e riedukimit të të dënuarve, të rivendosjes së të drejtave të personave të proceduar padrejtësisht dhe të drejtave të subjekteve juridike të cenuara nga vepra penale, duke ndikuar në parandalimin e tyre.
Ekzekutimi i vendimeve që përmbajnë dënim, kufizon vetëm ato të drejta, në atë masë dhe kohë, sa përcakton vendimi penal, duke respektuar të gjitha të drejtat e tjera të njohura ligjërisht, përveç rasteve të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj.
Ekzekutimi i vendimeve penale qe përmbajnë shqiptimin e dënimit me burgim ekzekutohen sipas Ligjit mbi ekzekutimin e Sanksioneve penale;
Sipas LESP-Neni 4
Ekzekutimi i sanksioneve penale ka për qëllim risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri dhe përgatitjen e tij për jetë dhe sjellje të përgjegjshme. Ekzekutimi i sanksioneve penale po ashtu shërben për mbrojtjen e shoqërisë duke parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale dhe duke përmbajtur të tjerët nga kryerja e veprave penale.
LESP-Neni 5
Parimet drejtuese
1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor a degradues.
2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Nuk duhet të ekzistojë diskriminim në asnjë bazë qoftë ajo e prejardhjes kombëtare a shoqërore, e racës, e ngjyrës, e gjinisë, e gjuhës, e gjendjes ekonomike dhe sociale, e bindjes politike ose e mendimit tjetër dhe e besimit fetar, e përkatësisë së një bashkësie etniko-religjioze ose e gjuhësore në Kosovë, e pasurisë, e statusit të lindjes ose e ndonjë statusi tjetër.
3. Gjatë ekzekutimit të sanksionit penal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin në pajtim me ligjin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale
Duke u nisur nga parimi kushtetues i ndarjes se pushtetit,Pra, pushtetet ndahen nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm kështu që kompetencat apo pushtetet e këtyre institucioneve janë të kufizuara në fushën në të cilën është përcaktuar që institucioni të funksionojë. Se këndejmi,Ministria e drejtësisë mbikëqyrë ekzekutimin e sanksioneve penale nëpërmjet mekanizmit te krijuar-SHKK-
SHKK-Për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për sanksione penale dhe masa, ka ne funksion këto lloje te institucioneve:
1. Llojet e institucioneve korrektuese janë:
1.1. burgjet për ekzekutimin e dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë;
1.2. qendrat e paraburgimit për ekzekutimin e paraburgimit dhe dënimeve me burgim deri në tre (3) muaj;
1.3. burgjet për femra për ekzekutimin e dënimit me burgim, me burgim afatgjatë dhe burgimit për të mitur të shqiptuar ndaj femrave;
1.4. burgjet për të mitur për ekzekutimin e burgimit të të miturve;
1.5. institucionet edukative-korrektuese për ekzekutimin e masave edukative të dërgimit të kryerësit të mitur në institucionin edukativo-korrektues;
1.6. spitali dhe ambulancat e burgjeve për trajtimin e personave të paraburgosur dhe personave të dënuar.
Aspektet Kushtetuese dhe Ligjore te ekzekutimit të Sanksioneve Penale ne Kosovë.
Aspekti Kushtetues:
Kushtetuta përcakton parimet dhe mekanizmat e përgjithshëm e të posaçëm të
organizimit të shtetit. Ajo krijon institucionet e qeverisë duke ndarë pushtetet
mes tyre në mënyrë që vënia e rregullit të fillojë që nga mekanizmat shtetërore.
Zakonisht pushtetet që u jepen institucioneve shtetërore kufizohen dhe vendoset një mekanizëm ndër-kontrolli mes tyre duke ruajtur kështu balancimin e
funksionimit normal të tyre. Pra, pushtetet ndahen nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm kështu që kompetencat apo pushtetet e këtyre institucioneve janë të kufizuara në fushën në të cilën është përcaktuar që institucioni të funksionojë.
Për të mos u larguar nga pushteti gjyqësor, duhet thënë që një gjyqësor i pavarur,
gjë e cila edhe kjo sigurohet nga Kushtetuta, është themelor për funksionin e shtetit ligjor. Kjo do të mundësonte ruajtjen e rregullit kushtetues dhe sigurimin e të drejtave të individëve.
Pastaj,për funksionim te shtetit ligjor kushtetuta e Republikës se Kosovës me tej parasheh:
Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve
Ndërkombëtare]
Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:
Nder 8 instrumentet ndërkombëtare te numëruara ne kushtetutë, është edhe
((8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]
1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:
(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;
(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;
(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;
(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;
(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim.
2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.
3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.
4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.
5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.
6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Aksesi në gjykim është konsideruar si element thelbësor i të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Shteti i së drejtës nuk mund të konceptohet pa u njohur individëve të drejtën dhe mundësinë për t’iu drejtuar gjykatës:
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
1. Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.
2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
3. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.
Një nder kompetencat e Presidentit sipas kushtetutës është edhe si vijon;
(29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin.
Pra, Jep falje për sanksionet penale te shqiptuar ndaj individëve ne pajtim me ligjin e veçante për falje.
Aspekti Ligjor
Ekzekutimi i sanksioneve penale trajtohet ne Kodin penal te Kosovës, ne Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin mbi ekzekutimin e Sanksioneve Penale.