• English
  • Shqip
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan

Resmi Hoxha,

Mob.nr: +377 44 169018
Resmi Hoxha,
Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8
10000 Pristina
Kosovo

Sistemi Amerikan

Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete si Zelanda e Re, Australia, India, Pakistani, Kanadaja, Gana, Tanzania, Kenia, Nigeria. Duhet përmendur fakti që shtete të cilat kanë një përzierje elementësh të së drejtës anglosaksonike dhe asaj romake janë: Afrika e jugut, Izraeli, Filipina ? dhe Qipro (Greke). Kur citojmë që e drejta common law preku të drejtën amerikane nuk duhet të harrojmë që referohemi vetëm në të drejtën private, sidomos në të drejtën civile dhe pjesërisht atë tregtare duke përfshirë gjithashtu dhe disa parime bazë të proçedurës dhe zhvillimit të gjyqit. Në degët e tjera, sidomos në atë publike, ne nuk kishim fare ndikime të së drejtës së common law. Ndikimi i common law në ditët e sotme në Amerikë përmbledhet në tre pika bazë: 1) Në rolin qëndror të legjislacionit (vendimeve gjyqësore), pavarësisht se në Amerikë detyrimi për ti marrë parasysh preçedentët nuk është kaq asfiksues sa në Angli. 2) Në fjalorin tradicional dhe mënyrën e të menduarit dhe analizës që i kryhet teksteve dhe 3) Në pozicionimin e lartë që zënë gjykatësit dhe gjykatat në Amerikë.

Kongresi Kushtetues i Filadelfias

Asambleja (Kongresi) Kushtetues i Filadelfias u mbajt në vitin 1787, i cili solli federalizmin e shtetit amerikan. Në këtë kongres u morën vendime shumë të rëndësishme të cilat ndryshuan ecurinë kushtetuese të të gjithë botës. Kishim përplasjen midis federalistëve dhe lokalistëve e cila përfundoi me përfitime të të dyja palëve.

Federalistët fituan së pari: 1) Kushtetuta vinte direkt nga populli, dhe jo nga shtetet e federuara, me anë të një pakti ndërkombëtar. 2) Transferimin (delegimin) e një pakete të rëndësishme kompetencash në duart e federatës siç ishin: fushat e Mbrojtjes, Marrëdhëniet ndërkombëtare, nënshtetësia, e drejta e autorit dhe tregtia.

Lokalistët fituan së pari: 1) Njohjen e parimit në bazë të së cilit çdo kompetencë e cila nuk i atribuohet në kushtetutë federatës i përket shteteve të federuara dhe 2) Pjesmarrjen e shteteve të federuara në zgjedhjen e disa organeve federale.

Megjithëse nw sanksionimet e sipërpërmendura citohet që roli i shtetit federal në krahasim me shtetet e federuara është i një fuqie më të vogël pasi: 1) Tregtia, marrëdhëniet ndërkombëtare i përkasin shtetit federal dhe 2) Ekziston një dispozitë kushtetuese e cila përcakton që Kongresi mund të legjislatoj kur duhet dhe kur ai e gjykon të arsyeshme (necessary and proper clause). Përpjekjet nga ana e shteteve të federuara të vendosin pengesa konstitucionale tek pushteti qëndror, siç ishte rasti i Karolinës së Veriut e cila kërkonte të shpallte një taksë federale të pavlefshme me skeptikën që kjo taksë e kalonte pushtetin e Kongresit (Nullification Proclamation e vitit 1832), rezultuan në një dështim të plotë.

Kushtetuta e Amerikës

Kushtetuta e Amerikës është në fuqi që nga viti 1789 pa ndërprerje dhe ndryshime thelbësore. Në këtë mënyrë është karta kushtetuese më e vjetër në botë. Në fillim ishte një tekst prej 6.000 mijë fjalësh dhe 7 nenesh. Edhe sot mbetet një tekst i vogël në faqe. Përpara Kushtetutës ne kishim Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1776 e cila shënoi ndarjen e Amerikës nga Anglia dhe sanksionimin e parimeve bazë të Kushtetutës Amerikane. Këtë Deklaratë e ndoqi një kartë e shkurtër e të drejtave e cila u inkorporua në Kushtetutë. Që atëhere janë bërë 17 amendime ose shtojca më të rëndësishmet në një pakete mbas luftës civile 1861 - 1865. Kushtetuta e sotme amerikane bazohet në parimin e sovranitetit popullor dhe ka një karakter të një kontrate sociale, pra të një marrëveshje midis popullit dhe pushtetit.

Ndarja e Pushteteve

Si Kushtetuta federale ashtu edhe Kushtetutat e shteteve të federuara sanksionojnë ndarjen e tre pushteteve megjithëse duhet thënë me ndryshime midis tyre. Pushteti ekzekutiv në Amerikë është shumë më i pavarur në Amerikë nga ai legjislativ. Presidenti amerikan dhe kryetarët e shteteve të federuara zgjidhen direkt nga populli dhe nuk lidhen apo varen me pushtetin legjislativ.Kjo pavarësi ka dhe disavantazhet e saj sepse mund të çojë në një mos zgjidhje me detyrimin e Presidentit në dorëheqje ose shpërbërjen e Kongresit nga Presidenti dhe shpalljen e zgjedhjeve. Një ? e tillë ka ndodhur në vitet 1995-1996, gjatë miratimit të projektbuxhetit amerikan. Sipas Kushtetutës ministrat (sekretarë të quajtur në Amerikë) dhe gjykatësit propozohen nga Presidenti dhe emërohen me miratimin e senatit. Kohët e fundit Senati ishte shumë kritik ndaj personaliteteve që ishin propozuar për gjykatës së Gjykatës së Lartë Amerikane (Supreme Court of US), me shembull konkret mohimin e juristit të njohur amerikan Robert Bork për arsye politike. Presidenti ka të drejtën e vetos kundër ligjeve e cila mund të anashkalohet me një shumicë të cilësuar. Presidenti është kryetar i forcave të armatosura, por nuk ka të drejtë të shpallë luftë ose të shpallë mobilizimin e përgjithshëm pa mbështetjen e pushtetit legjislativ. Si Presidenti ashtu edhe gjyqtarët dhe oficerët e lartë mund të gjykohen nga Senati me akuzë nga Parlamenti për disa krime si: 1) Tradhti, 2) Korrupsion ose krime të tjera si psh shpërdorim detyre. Në rast dënimi, me shumicë 2/3, ata humbasin postin e tyre dhe imunitetin duke u ushtruar në këtë rast ndjekje penale. Deri në ditët tona asnjë President nuk është dënuar me këtë proçedurë. Një President u akuzua (Andrew Johnson në 1868) por shpëtoi për një votë. Niksoni dha dorëheqjen përpara se të fillojë proçedura. Një përpjekje dënimi në vitin 1805 u ndërmorr kundër Samuel Chase i cili mbështeste forcimin e pushtetit qëndror, por pa sukses.

Çdo taksë ose shpenzim publik ka nevojë për një miratim legjislativ. Pushteti legjislativ ka mundësinë ti kufizojë kufinjtë e pushtetit gjyqësor ose të abrogojë juridiksionin apelues të Gjykatës së lartë amerikane, por jo juridiksionin origjinal të saj pasi Kushtetuta në mënyrë të prerë dhe të qartë ia njeh kësaj gjykate. Gjykata e lartë amerikane njohu për herë të parë kontrollin kushtetutes të ligjeve dhe legalitetitn e akteve të pushtetit ekzekutiv.

Pushteti Legjislativ

Federata dhe shtetet e federuara, përveç Nebraskës, ndajnë pushtetin legjislativ në dy trupa: 1) Parlamenti dhe 2) Senati. Senati është i përbërë nga më pak anëtarë se Parlamenti me një afat më të gjatë. Kongresi përfshin këto dy trupa, anëtarët e të cilit zgjidhen direkt nga populli. Kushtetuta amerikane përcakton saktë sistemin zgjedhor duke përfshirë dhe datën e zgjedhjeve të ligjbërësve dhe të Presidentit (e marta e parë e Nëntorit). Zgjedhjet e deputetëve zhvillohen çdo dy vjet dhe të senatorëve, por me diferencën që kemi një rinovim të tyre në 1/3 pasi ata kanë një afat mbajtje posti gjashtë vjeçar. Të gjitha afatet e sipërpërmendura dhe të Presidentit përfundojnë në 20 Janar mbas zgjedhjeve të mësipërme. Sistemi zgjedhor me çdo hollësi të tij përfundohet dhe plotësohet nga çdo shtet i federuar. Kushtetuta amerikane nuk përmban asnjë dispozitw e cila u referohet partive politike. Mundësi shpërbërjeje të Kongresit dhe zgjedhjeve të parakohshme nuk ekzistojnë (perveçse rastit të sipërpërmendur). As kongresi nuk mund të sjellë dorëheqjen e Presidentit. Presidenti amerikan shumë herë nuk i përket partisë e cila kontrollon Kongresin. Ligjet federale kërkojnë një shumicë të thjeshtë të të dy trupave. Disa ligje mund të nisin vetëm nga Parlamenti siç janë ligjet me natyrë taksative. Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me propozim të Presidentit dhe pëlqimin e senatit me 2/3 e votave. Presidenti disponon pushtet të kufizuar legjislativ të lëshojë dekrete (executive orders) kundër ushtrimit të detyrave të tij që rjedhin nga Kushtetuta.

Një institucion i njohur në Amerikë, por jo shumë në Europë, është Komisioni i përhershëm, ose më saktë Komisionet e përhershme të Parlamentit dhe të Senatit. Partitë caktojnë analogjikishtë ? të fuqisë të tyre anëtarët e këtyre Komisioneve tek të cilat vendoset kryetar anëtari më i vjetër. Çdo projektligj i cili futet në një trup legjislativ dërgohet për përpunim në një nga këto Komisione ose Nënkomisione. Këto Komisione i trajtojnë çështjet e tyre publikisht dhe nuk kufizohen në bashkëbisedime, por mund të thërrasin gjatë fazës së mbledhjes së të dhënave reale dëshmitarë, të cilët mund të jenë dhe oficerë të lartë. Këta njerëz janë të detyruar të paraqiten pasi përndryshe dënohen me burgim. I gjithë materiali i mbledhur nga këto Komisione publikohet nga shteti në çmime të ulëta. Këto Komisione shpeshherë përfshihen në çështje politike të kohës, duke shkaktuar frikë dhe terror tek administrata publike. Heqja nga posti i Presidentit Nikson filloi brënda bisedimeve të këtyre komisioneve (Nënkomision i senatit që merrej me çështjen e proçedurave zgjedhore)

Pushteti Ekzekutiv

Presidenti ka në duart e tij kompetencat e kryetarit të lartë të shtetit dhe të kryetarit të forcave të armoatosura. Përfaqëson vendin dhe ushtron politikën e jashtme me një pjesmarrje direkte të Senatit (marrëveshje ndërkombëtare dhe shpallja e luftës) dhe ndikim indirekt të Kongresit. Lëshon dekrete për zbatimin e ligjeve. Zgjidhet çdo katër vjet nga populli sikurse dhe Zëvendës Presidenti, por ky i fundit pa një kufizim në rizgjedhje. Detyra kryesore e Zëvendës Presidentit wshtw zëvendësimi i Presidentit. Zgjedhja e tyre kryhet e ndarë me një shumicë nga kolegji zgjedhor tek i cili shtetet e federuara përfaqësohen me përfaqësues të zgjedhur të barabartë në numër me shumicën e senatorëve dhe Parlamentarëve. Kushtetuta nuk merret me organizimin e pushtetit ekzekutiv. Presidenti ushtron detyrat e tij me mbështetjen e Sekretarëve të cilët i emëron ai me miratimin e senatit dhe i pushon Presidenti. Ministrat (Sekretarët), nuk lejohen të jenë persona parlamentarë, dmth anëtarë të Kongresit. Ministritë ndahen në disa degë, komisione. Këshilli i Ministrave është një organ jo formal i cili drejtohet nga Presidenti. Ministrat nuk janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve që vijnë nga trupat legjislativë sipas modelit Evropian ku ndodh e kundërta. Një risi e sistemit amerikan është ushtrimi i pushtetit nga agjenci administrative (administrative agencies). Agjencitë më të rëndësishme janë ato që kanë emërtimin commission si: Federal Trade Commission, Securitities&Exchange Commission, Interstate Commerce Commission. Këto komisione krijohen me ligj nga Kongresi dhe vendosen pranë një Ministrie dhe ushtrojnë një punë legjislative dytësore me autorizim gjithmonë të Kongresit si psh: Lëshimin e regulloreve, gjykimin e disa mosmarrëveshjeve që lindin si dhe kontroll të Ministrive dytësore gjithmonë. Kryetarët e këtyre komisioneve dhe anëtarët e tyre emërohen nga Presidenti me pëlqimin e senatit për një afat kohor të caktuar dhe ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje direkte shtetërore.

Pushteti Gjyqësor

Si mbas nenit 3 paragrafi 1. pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e lartë amerikane e cila u krijua në vitin 1790 dhe nga gjykatat e ulëta të cilat krijohen nga Kongresi. Në paragragfin e dytë përcaktohen juridiksioni i GJLA dhe mënyra e zgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve. Kuadri kushtetues plotësohet nga ligji i gjykatave i vitit 1789, siç është modifikuar dhe nga zakonet gjyqësore të cilat janë krijuar nga vetë kjo gjykatë. Kongresi ka krijuar një sistem të plotë të gjykatave të ulëta federale. Në shkallën e parë ekzistojnë sot 91 gjykata (federal district courts) të ndara në të gjithë vendin. Gjykatësit e shkallës së parë arrijne 600 në numër dhe ndihmohen nga 500 punonjës të përmbarimit dhe 300 gjykatës që afishojnë letrat e falimentimeve të firmave të ndryshme. Shkalla e dytë ka 13 gjykata apeli (federal courts of appeal).

Marrëdhëniet e jashtme dhe Mbrojtja

Amerika shfaq një fytyrë në botën e jashtme pasi shtetet e federuara përbëjnë thjesht nëndarje administrative të saj. Ato nuk kanë të drejtë të lidhin marrëveshje ndërkombëtare ose marrëveshje midis tyre (interstate compacts) pa miratimin e Kongresit. Gjithashtu nuk mund të mbajnë lidhje diplomatike me shtete tw huaja dhe të mbledhin ushtarë. Siç u përmend më sipër lufta dhe mbrojtja i përkasin ekskluzivisht shtetit federal.

Nënshtetësia është një fushë tjetër e rëndësishme e cila i përket shtetit federal. Nënshtetësia e shtetit të federuar thjesht shfaq një lidhje analoge me atë të banesës.

Eksport Importi

Kushtetuta përcakton taksatimin e importeve dhe eksporteve në fuqinë absolute të Kongresit dhe in concreto qarkullimi i mallrave nga dhe për në Amerikë i nënshtrohet vetëm taksave federale. Kushtetuta në mënyrë të prerë i jep juridiksion Kongresit për diplomat e shpikjeve, të së drejtës së autorit dhe për falimentimin. Kongresi ka legjislatuar të gjitha fushat e mësipërme dhe shenjat dalluese gjithashtu.

Të drejtat e qytetarëve

Karta e të drejtave themelore përfshihet në Kushtetutën Amerikane e cila detyron pushtetin qëndror plotësisht dhe është e varur nga mbrojta e pushtetit gjyqësor. Amerika mohon njohjen e të drejtave ekonomike dhe sociale duke i quajtur thjesht kërkesa dhe juridikisht të papërcaktuara, dhe citon që janë thjesht linja drejtuese. Gjithsesi ekzistojnë kushtetuta të shteteve te federuara që përfshijnë të drejta pozitive siç janë: e drejta e arsimimit. Kushtetutat e këtyre shteteve janë përpjekur ti konkretizojnë duke arritur deri në pikën e përcaktimit të mënyrës së ushtrimit të tyre, siç ka ndodhur në shtetin e Ohajos

Legjislacioni. Vendime Gjyqësore

Vendimet gjyqësore janë të rëndësishme pasi me anë të tyre shikojmë se si funksionon shteti amerikan dhe in concreto kushtetuta e tij. Një vendim gjyqësor i cili shfaq interes në krahasim me BE është New York v. U.S. 1992. Disponimi i mbetjeve nukleare problematizon si shtetin federal, ashtu edhe shtetet e federuara, pasi të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje. Kongresi lëshon një ligj sipas të cilit çdo shtet i federuar është përgjegjës për mbetjet nukleare të cilat prodhohen në territorin e tij dhe nëse nuk përcaktohen disa mënyra disponimi, mbetjet nukleare do konsiderohen një pasuri e shteteve të federuara dhe këto shtete do mbajnë përgjegjësinë analoge. Gjykata e lartë Amerikane e shpalli këtë ligj antikushtetues me skeptikën që shkel shtojcën 10 të Kushtetutës (Pushtetet të cilat nuk përcaktohen në Kushtetutë për shtetet e federuara i përkasin atyre ekskluzivisht). Sipas mendimit të shumicës, fakti që pushteti i Kongresit mbulon edhe disponimin e mbetjeve nukleare, justifikon vendimin e dhënë prej saj. Pakica shprehu habinë e saj për këtë interpretim prototip.

Një vendim tjetër i rëndësishëm është Cipollon v. Ligget Group 1992. Çëshja që u shtrua kishte si temë në qoftë se legjislacioni federal i cili i impononte prodhuesit e cigareve të vendosnin një sistem alarmi, sinjali kundër pirjes së duhanit përfundonte tagra e tij deri këtu me rezultatin e mospasjes së asnje pushteti nga shtetet e federuara???. Përgjigjja e Gjykatës së Lartë Amerikane ishte pozitive, por e kufizuar pasi citonte që shtetet e federuara mund të gjobisin shoqëritë që prodhojnë duhanin në rastet kur kemi premtime mashtruese si: Nëpërmjet reklamave ose mënyrës së disponimit të produkteve të tyre. Konsekuencat e këtij vendimi zgjerohen dhe në çdo lloj tjetër produkti të dëmshëm.

Gjykatat

Në çdo shtet të federuar ekzistojnë gjykata të ulëta lokale ose gjykata bashkiake, specifikisht gjykata penale, për shkelje të KQR (Kodi i Qarkullimit Rrugor), për diferenca civile, familjare dhe trashigimore.

Si mbas mendimit mbizotërues dhe praktikës amerikane Gjykata e Lartë Amerikane ka një pushtet kushtetues origjinal; të rregullojë me një rregullore të brendshme funksionet e saj. Për një shekull numri i gjyqëtarëve mbetet në nëntë pavarësisht përpjekjeve të ndryshme nga pushteti legjislativ ta rrisë këtë numër (një përpjekje e tillë u ndërmorr nga Presidenti Rusvelt në vitin 1937 për të rritur në 11 numrin e gjykatësve, por pati një ngritje të madhe të opinionit publik dhe organeve kompetente pasi u përkthye si një ndërhyrje direkte në pushtetin gjyqësor). Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe kryetari i saj zgjidhen dhe emërohen përjetësisht nga Presidenti me pëlqimin e senatit me 2/3 e votave. I ngjashëm është dhe emërimi i të gjithë gjykatësve federalë. Emërimi është direkt pra jo me rritje hierarkike dhe nuk kërkohet që gjykatësit të kenë kualitete formale. Nuk është e domosdoshme që të jenë zotërues të një diplome juridiku. Roga e tyre nuk lejohet të ulet gjatë mandatit të tyre.

Kompetenca dhe juridiksionet e Gjykatës

Në nenin tre paragrafi i dytë të Kushtetutës përcaktohet që pushteti federal gjyqësor shtrihet në të gjitha çeshtjet që: 1) përfshijnë Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Amerikës, 2) Përfshijnë ambasadorë dhe diplomatë të tjerë, 3) Ngrejnë tema të së drejtës detare dhe të gjitha temat e tjera me diferenca=mosmarrëveshje (controversies), 4) Ato çështje në të cilat Amerika është palë gjyqësore, 5) Midis shteteve të federuara ose shtetit federativ dhe qytetarit të një shteti federativ, ose qytetarëve të shteteve të federuara të ndryshme, 6) Midis shtetit federativ ose qytetarit të saj dhe një qytetari ose shteti të huaj. Me shtojcën 11 të Kushtetutës u sqarua në vitin 1798 që shtetet e federuara nuk paditen në gjykatat federale nga qytetarë të shteteve të federuara ose shtete të huaja.

Juridiksioni kushtetues i Gjykatës së Lartë amerikane është origjinal (i shkallës së parë) për çështjet që përfshijnë ambasadorë ose diplomatë të tjerë për diferenca në të cilat përfshihet një shtet federativ. Në të gjitha rastet e tjera juridiksioni i Gjykatës është apelues. Ky juridiksion apelues i Gjykatës që shtrihet në çështje që vijnë si nga gjykata të ulëta federale si nga gjykata të larta të federuara është dy llojesh: 1) I detyrueshëm dhe 2) i padetyrueshëm. Për ushtrimin e juridiksionit të padetyrueshëm mjaftojnë 4 vota nga nëntë. Juridiksioni i detyrueshëm i cili mbulon 10% të çështjeve përfshin vendime ku: 1) Ligje federale shpallen antikushtetues, 2) gjykatat federative hedhin poshtë kundërshtimet antikushtetuese kundër ligjeve të shteteve të federuara, 3) Gjykatat federale vendosin që ligji federativ shkel kushtetutën federale ose të drejtën federale. Mbi 70% e vendime të detyrueshme dhe 50% e vendimeve të padetyrueshme përfundohen me një proçedurë të përshpejtuar me rezultat që Gjykata e Lartë të merret hollësisht me 70-80 çështje në vit. Si pas interpretimit kushtetues mbizotërues Gjykata e Lartë nuk lëshon vendime këshillimore, dmth nuk përgjigjet pyetjeve hipotetike jashtë kuadrit të një mosmarrëveshje pragmatike ekzistuese. E drejta e padisë individuale është e njohur plotësisht por palët duhet të kenë një interes të ligjshëm.

Gjykatat e ulëta federale gjykojnë jo vetëm çështje që i përfshin e drejta federale pavarësisht shumës por edhe padi civile dhe tregtare të së drejtës federative kur palët janë banorë të shteteve të federuara të ndryshme dhe shuma nuk i kalon 50.000 dollarë.

Gjykata e lartë gjykon gjithmonë me praninë e të gjithë anëtarëve dhe me dyer të hapura. Gjykatat federale të shkallës së parë zhvillojnë seancat zakonisht në një përbërje me një anëtar dhe apeli me tre anëtarë. Vendimet merren me shumicë votash dhe nuk lejohet mospjesmarrja, vetëm në raste të justifikuara. Mendimet janë të nënshkruara dhe publikohen fjalë për fjalë. Përveç juridiksionit origjinal Gjykata e lartë funksionon dhe si gjykatë e lartë apeli (jo si gjykatë shfuqizuese dmth shqyrton jo vetëm anën juridike por edhe atë reale të çështjes). Vendimet e kësaj gjykate në krahasim me gjykatat Evropiane janë më me hollësira dhe me një trajtë treguese (tip i tregimit të ngjarjeve të ndodhura). Vendimet e gjykatës kanë fuqi prapavepruese.

Zhvillimi Historik i Gjykatës së Lartë.

Është gjykata më e vjetër në botë. Në vitin 1990 mbushi 200 ??? punë pa ndërprerje. Është gjykata e cila shpiku kontrollin kushtetues të ligjeve dhe të akteve juridike dhe sanksionoi konstitucionalisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe parimin e ligjshmërisë. Prototipi i kësaj gjykate qëndron në faktin që është një regullator i lartë dhe balancon lidhjet ndërmjet federatës dhe shteteve të federuara. Kjo gjykatë kaloi në disa stade për të arritur atje ku ajo gjëndet sot. Stadi i parë mbulon 75 vite deri në vitin 1865, vite që karakterizohen nga një përpjekje e suksesshme e kësaj gjykate pavarësisht mungesës së disa dispozitave konkrete kushtetuese duke u bërë ruajtësja më ë lartë e institucioneve amerikane. Stadi i dytë vazhdon nga vitet 1865 deri në vitet 1930 e tutje kur kemi prirjen e kësaj gjykate të mbështesë mbrojtjen kushtetuese të të drejtave ekonomike (lirisë së shkëmbimeve dhe mosshkeljes të pasurisë).

Llojet e kontrollit kushtetues

Kontrolli kushtetues me kriter kohën gjatë së cilës zhvillohet është dy llojesh: 1) Kontrolli paraprak kushtetues i përket faktorëve legjislativë dhe ka synim kontrollin kushtetues të pajtueshmërisë së ligjit kundrejt Kushtetutës gjatë stadit të votimit të tij, pra përpara hyrjes së tij në fuqi dhe quhet nga teoria kontrolli politik i kushtetutshmërisë së ligjeve. Ky kontroll mund ti përkasë edhe gjykatës dhe në këtë rast përbën përjashtimin e regullit duke qënë një kontroll gjyqësor shtypës. Kontrolli shtypës kushtetues zhvillohet gjatë stadit të zbatimit të ligjit pra pas votimit, botimit dhe publikimit të tij dhe i përket gjykatave.

Kontrolli kushtetues në bazë të provokimit dhe zhvillimit të tij

Kontrolli kushtetues provohet dhe zhvillohet në dy mënyra ose sisteme: 1) Është së pari një kontroll në një çështje konkrete dhe është i gjerë dhe së dyti 2) i përmbledhur dhe abstrakt.

Në rastin e parë është i detyrueshëm për gjykatësin e çdo shkalle i cili vendos për kushtetutshmërinë e ligjit në kuadër të një çështje konkrete që ai ka në dorë. Në rastin e dytë kontrolli kushtetues zhvillohet nga një gjykatë e lartë e cila ka kompetencë të vendosi për kushtetueshmërinë e ligjit ose të një dispozite ligji. Ky vendim i kësaj gjykate e cila emërtohet gjykate kushtetuese është erga omnes. Si konkluzion citojmë që ndërsa kontrolli paraprak është gjithmonë abstrakt dhe përmbledhës kontrolli shtypës është dy llojesh konkret=in concreto ose abstrakt.

Kontrolli kushtetues filloi të zbatohet për herë të parë në Amerikë menjëherë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. Pyetja që u shtrua ishte nëse legjislacioni federal mundej ti nënshtrohej kontrollit kushtetues. Në këtë pikë Kushtetuta amerikane është e heshtur. Përgjigjen e pyetjes së mësipërme e dha kontrolli kushtetues i cili u aplikua për herë të parë në Amerikë në çështjen Marbury v. Madison (1803) e cila parashtroi me qartësi parimin e detyreushmërisë së kontrollit kushtetues të ligjeve nga të gjitha gjykatat. Çështja kishte një problematikë të tillë dhe i përket periudhës midis dy mandateve presidenciale (1801). Gjatë largimit të Presidentit John Adams dhe ardhjes në pushtet të Presidentit të ri Thomas Jefferson u krye zëvendësimi i disa vendeve të gjykatësve me dashamirës të partisë së tij midis të cilëve dhe John Marshall, ministër i qeverisë të John Adams në pozicionin e kryegjykatësit (Chief Justice) të gjykatës së lartë dhe të William Marburit në një pozicion më të ulët të gjykatësit të paqes (Justice of the peace of the district of Columbia). Këta gjykatës u njohën me emërtimin “gjykatës së mesnatës”, sepse emërimi i tyre u krye dy ditë përpara së të merrte detyrat Presidenti i ri Thomas Jefferson. Emërimi i disa gjykatësve nuk arriti të kryhej pasi nuk u dorëzua letra e emërimit përpara së te merrte detyrat Presidenti i ri Thomas Jefferson, i cili mohoi nëpërmjet ministrit të tij James Madison emërimin e gjykatësve të tjerë. William Marbury iu drejtua gjykatës së lartë duke i kërkuar zbatimin e aktit 13 paragrafi 13 i Judiciary Act i vitit 1789 i cili ia caktonte detyrën e urdhwrit gjyqësor gjykatës për emërimin e gjykatësve. Kur çështja shkoi për shqyrtim Presidenti shprehu mendimin që as gjykata e lartë dhe asnjë gjykatë tjetër nuk mundej ta detyronte të ndërmerrte këtë akt. Ministri Madison u mbështet në këtë mendim dhe mohoi praninë e tij pranë Gjykatës së Lartë Amerikane. Gjykata e lartë vendosi që: Kjo gjykatë e ka kompetencën të gjykojë kushtetutshmërinë e ligjeve sepse 1) kushtetuta amerikane e cila është një akt i shkruar përbën një ligj formal me një forcë më të madhe në bazë të nenit 6 të kushtetutës dhe 2) interpretimi i ligjeve i përket gjykatave përsa i përket thelbit të çështjes. Në këtë mënyrë kjo gjykatë futi kontrollin kushtetues të akteve të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, dhe së dyti duhet cituar manovrimi dinak i gjykatës e cila nuk acaroi marëdhëniet me Presidentin amerikan në mënyrë që anëtarët e gjykatës pagonin konsekuencat.

Profesioni i avokatit

Llogaritet që në Amerikë ekzistojnë rreth 400.000 avokatë. Çdo vit përfundojnë studimet 40.000. Analogjia e femrave është rritur nga 1-30 në vitin 1970 në 10-15 në ditët e sotme. Ushtrimi i praktikës është abroguar dhë të sapodiplomuarit mund të japin menjëherë provim në Gjykatën e lartë të shtetit të tyre. Për të mbajtur avokati liçensën e tij në çdo shtet duhet të ndjekë seminare informimi në zhvillimet e shkencës juridike për çdo shtet. Institucioni i noterit sikurse njihet tek ne është i panjohur në Amerikë. Avokatët janë të punësuar në zyra të mëdha të cilat janë të specializuara në shumë fusha duke punësuar në këtë mënyrë një numër të madh individësh dhe duke ofruar një mbulim ligjor të gjithanshëm. Nënpunësit pra avokatët në këto zyra janë dy llojesh: 1)Partners dhe 2) Associates. Raporti midis tyre është i partner me pesë të asociuar. Pagesa është variabël. Mund të jetë fikse me orë ose siç aplikohet tani me bonus për çdo çështje që ata marrin përsipër.

Hyrja në Universitetin juridik në SHBA

Hyrja në Universitetin juridik në Amerikë është ë përbërë nga elementë të një peshe të njëjtë. Së pari mesataren e kolegjit dhe së dyti, pikët që merren nga një test i zhvilluar nga Universiteti i cili mat jo vetëm dijet por edhe aftësitë për studime juridike.

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.