• English
  • Shqip
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë

The Legal Basis for the Execution of Criminal Sanctions in the Republic of Kosova

Mr.sc.Resmi Hoxha

Mob.nr: +377 44 169018

Email: info@avokatura.com

Resmi Hoxha,

Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8, 10000 Pristina

Kosovo

Abstract

The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods and socio-political changes. Since 1945, when Kosovo was part of Republic of Serbia within the former Yugoslavia, laws of Yugoslavia were in place. With the changes in the Yugoslav system, Kosovo wins its political independence in 1974 and becomes part of the Yugoslav Federal System.

During this period Kosovo adopted its laws and in compliance with the laws, it established its correctional institutions. This period was very fruitful and successful for Kosovo in every field, and with this also on the establishment of the legal basis for the execution of the criminal sanctions. Yet, in 1989 this autonomy was violently abolished by Serbia and Kosovo became again part of Serbia and Serbia laws started being implemented.

In 1999, with the help of the international factor Kosovo, and as result Kosovo started growing in every aspect. In 2008, Kosovo declared its independence and subsequently it adopted its own Constitution. Many laws were promulgated in compliance with the Constitution and at the same time some of the existing laws were amended.

Criminal sanctions derive from the Constitution of Kosovo, Criminal Code and Criminal Procedure Code, the Law on Execution of Criminal Sanctions, Juvenile Justice Code, Internal Rules of Procedure of Kosovo Correctional Service, Administrative Directives of Ministry of Justice, International Prison Rules, European Prison Rules and other international documents in the field of protection of human rights and liberties. The Convention against torture and inhuman and degrading punishment has found its place in the Constitution of Kosovo.

The Constitution of Kosovo has foreseen the Right to Fair and Impartial Trial where it guarantees to every individual equal protection of their rights in the procedure before the courts, other state institutions and public officials.

The Criminal Code is of significant importance in the justice field since it stipulates the criminal offences, sanctions and measures against perpetrators of such offences.

The Criminal Procedure Code stipulates the role of the parties, evidence, initial investigation actions, first and second preliminary hearings, indictment, plea agreement and other alternatives from trials, the trial process as well as legal remedies. Of great importance in this Code is the part which includes the provisions which regulate the pretrial detention, rendering and announcement of judgment etc.

The Law on Execution of Criminal Sanctions regulates the execution of the criminal sanctions, minor offence sanctions and measures for mandatory treatment, as well as the detention on remand.

Sub-legal acts, Administrative Directives, Internal Rules of Procedure, House Rules, etc., in compliance with the law, regulate precisely the work of the Correctional Institutions.


Keywords. Kosovo, Legal basis for execution of criminal sanctions in the Republic of Kosovo, Legislation, Constitution, International authorities-UNMIK-


Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë

Në kuadër të sistemit të normave juridike me të cilat rregullohet realizimi i kërkesave penale-juridike të lindura me kryerjen e veprës penale, vërehen tri degë të së drejtës:-e drejta penale (e drejta materiale penale apo e drejta penale në kuptimin e ngushtë të fjalës); - e drejta e procedurës penale( e drejta e procedurës penale apo formale penale); dhe- e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale(e drejta e ekzekutive penale). E drejta penale, e drejta e procedurës penale dhe e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale-juridike janë pjesë e së drejtës penale në kuptimin e gjerë të fjalës. Studimi i konceptit të procedurës penale mbështetet në defi nimin e procedurës penale si në aspektin e veprimeve procedurale penale të cilat ndërmerren me qëllim të ndriçimit të veprës penale dhe zbulimit të kryesit të saj, ashtu edhe duke u nisur nga marrëdhëniet procedurale penale të cilat zhvillohen ndërmjet subjekteve të procedurës penale[1].

Duke pasur parasysh se veprat e ndëshkueshme ndahen në vepra penale, delikte ekonomike, kundërvajtje dhe masa disiplinore, është pranuar klasifikimi i procedurave ndëshkimore në:

- procedurë penale;

- procedurë ndaj delikteve ekonomike;

- procedura e kundërvajtës

- procedura disiplinore.

Çështjet materiale juridike të cilave u përshkruhen vepra të tjera ndëshkuese (të cilat nuk janë vepra penale) dhe masat apo sanksionet tjera gjegjëse të cilat mund të shqiptohen si dhe çështjet procedurale juridike mbi mënyrën e veprimit në rast të dyshimit se është kryer ndonjë vepër e dënueshme (e cila nuk është vepër penale) – janë të rregulluara me ligje të posaçme (p.sh. në ligjet mbi kundërvajtjet apo përgjegjësitë disiplinore të personave)[2].

Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të zhvillimit dhe ndryshimeve shoqëroro-politike. Nga vitit 1945, kur Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë në ish shtetin Jugosllav janë zbatuar ligjet e shtetit Jugosllav. Kjo periudhë ka zgjatur gjerë në vitin 1974, kur Kosova fiton pavarësinë politike dhe bëhet pjesë e sistemi Federativ të Jugosllavisë.

Në këtë periudhë Kosova nxjerr ligjet e veta dhe në përputhje me ligjet ngre Institucionet e veta Korrektuese. Kjo periudhë ishte shumë e frytshme dhe e suksesshme për Kosovën në çdo fushë, andaj edhe në atë të ekzekutimit të sanksioneve penale. Mirëpo në vitin 1989, kjo autonomi u suprimua dhunshëm nga Serbia dhe Kosova bëhet prapë pjesë e Serbisë dhe zbatohen ligjet serbe.

Mirëpo Kosova filloi të refuzoj të gjitha urdhrat dhe detyrat nga Serbia, çka edhe shumë njerëz u detyrohen të ikin kurse një pjesë u dënua me dënime të gjatë dhe u torturuan dhe matretuan skajshmërisht. Në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Kosova fiton pavarësinë dhe fillon ngritja e Kosovës në çdo aspekt. Në vitin 2008, Kosova shpall pavarësinë dhe nxjerr Kushtetutën e vet. Në përputhje me kushtetutën nxirren shumë ligje të reja dhe disa ligje ekzistuese plotësohen dhe ndryshohen[3].

Zbatimi i sanksionet penale bëhet në bazë të hierkisë së akteve me të larte kushtetuese e ligjore të shtetit si dhe në bazë të akteve dhe normave ndërkombëtare. Sanksionet penale burimin e vet e kanë në Kushtetutën e Kosovës[4], Kodin Penal të republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale,[5]Ligji i Ekzekutimit të sanksioneve Penale[6]Kodi i Drejtësisë për të mitur[7], Rregullat e Brendshme të Shërbimit korrektues të Kosovës, udhëzimet administrative të Ministrisë së Drejtësisë, Rregullat ndërkombëtare të burgjeve, Rregullat Evropiane të Burgjeve si dhe aktet tjera ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Privimi i lirisë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kushtetuta është akti me i lart i lart juridik i Republikës së Kosovës, andaj ligjet dhe aktet tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.[8] Një përgjigje të tillë e gjejmë kur lexojmë Kushtetutën e Republikës se Kosovës - neni 16 pika 1. Kushtetuta është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit , i cili rregullon marrëdhëniet mes shtetit dhe personave, organeve shtetërore mes tyre dhe madje edhe përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre. Legjislacion jo vetëm që duhet të mbështetet tek kushtetuta, por duhet të jetë në përputhje me të. Kushtetuta është një burim ose pikënisje dhe kornizë për ligjet e tjera të vendit.. Kushtetuta përcakton parimet dhe mekanizmat e përgjithshëm e të posaçëm të organizimit të shtetit. Ajo krijon institucionet e qeverisë duke ndarë pushtetet mes tyre në mënyrë që vënia e rregullit të fillojë që nga mekanizmat shtetërore. Zakonisht pushtetet që u jepen institucioneve shtetërore kufizohen dhe vendoset një mekanizëm ndërkontrolli mes tyre duke ruajtur kështu balancimin e funksionimit normal të tyre[9].

Për të mos u larguar nga pushteti gjyqësor, duhet thënë që një gjyqësor i pavarur, gjë e cila edhe kjo sigurohet nga Kushtetuta, është themelor për funksionin e shtetit ligjor.

Për funksionim te shtetit ligjor kushtetuta e Republikës se Kosovës parasheh zbatimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjeve dhe instrumenteve Ndërkombëtare.[10] Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare garantohen edhe me këtë Kushtetutë. Konventat ndërkombëtare zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave , ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike[11]. Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve tjera Mizore, Jonjerëzore e poshtëruese, ka gjete vendin e vet në kushtetutën e Kosovës. Po ashtu si gjëja më esenciale për njeriun, E drejta për jetë, është pjesë e trajtimit kushtetues,[12] ku potencohet se secili individ gëzon të drejtën për jetë. Me rëndësi të veçantë është edhe ndalimi i dënimit me Vedeje.[13] Kushtetuta garanton të drejtat e lirisë dhe sigurisë, prandaj askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente kur shpall personin fajtor dhe shqipton dënimin me burg, për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale. Vetëm në rastet kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore caktohet para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj.[14] Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Personi që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. që Çdo i dyshuar që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezikpër komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.

Ai i cli privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet. Personave që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejtën për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, çdo kujt i garanton mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publik[15]. Kushtetuta kur flet për Parimin e Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale, thekson se askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.[16]

Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës, kurse ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.

Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës. Në kapitullin e drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër , Kushtetuta e Kosovës siguron personi që ka kryer vepër penale se nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.[17]

Të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës janë të garantuara garantuara me Kushtetutë, por mund të kufizohen vetëm me ligj.[18]

Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.

Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.

Një nder kompetencat e Presidentit sipas kushtetutës është edhe shpallja e faljes individuale, në pajtim me ligjin për falje.[19] Presidenti jep falje për sanksionet penale te shqiptuar ndaj individëve ne pajtim me ligjin e veçante për falje. Kushtetuta është bazë dhe kornizë për hiearkin e të vendit

Parimet e dënimit penal sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Pas Kushtetutës së republikës së Kosovës, Kodi Penal është i rëndësisë së veçantë në fushën e drejtësisë, pasi përcakton veprat penale dënimet dhe masat që merren ndaj kryerësve të veprave të ndryshme penale. Ky kod veprat penale dhe sanksionet penale i parasheh vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të Drejtën ndërkombëtare.[20]

Parimet procedurale penale kanë rëndësi të madhe për ta kuptuar të drejtën e procedurës penale dhe zbatimin e saj të drejtë në praktikë.

Procedura penale në Kosovë mbështetet në parimet procedurale penale në vijim:

- Përcaktimin e së vërtetës materiale;

- Prezumimi i pafajësisë;

- Parimi in dubio pro reo;

- Parimi akuzator;

- Parimi i legalitetit me parimin oficiel;

- Parimi i oportunitetit;

- Parimi i procedurës së drejtë;

- Parimi i pavarësisë gjyqësore;

- Parimi i vlerësimit të lirë të provave;

- Parimi i përdorimit të gjuhës amtare;

- Parimi i “barazisë së armëve”;

- Parimi i transparencës;

- Parimi i kompensimit të dëmit dhe rehabilitimit etj[21]

Sipas Parimit oficiel dhe ndjekja penale, funksionin e ndjekjes penale e kryen organi kompetent sipas detyrës zyrtare (lat. ex officio) në interesin publik pavarësisht nga dëshira e personit i cili është i dëmtuar me veprën penale apo të ndonjë personi tjetër i cili do të kishte interes që në lëndën e caktuar të (mos) realizohet funksioni i ndjekjes penale[22].

Parimi oficiel ka të bëjë me njërën nga tri funksionet themelore të procedurës penale – funksionin e ndjekjes penale. Ky parim nuk është i lidhur vetëm për procedurën e ndjekjes penale sepse shtrihet në tërë procesin e procedurës penale. Duke pasur parasysh se sipas parimit oficiel funksioni i ndjekjes penale realizohet për interesin publik ky funksion në pjesën më të madhe të sistemeve juridike i është besuar prokurorisë publike.

Për dallim nga parimi oficiel i ndjekjes penale, parimi i dispozicionit të drejtën e ndjekjes penale ia lë vullnetit të personit të dëmtuar i cili këtë ndjekje e realizon përmes padisë private. Në procedurën bashkëkohore penale parimi oficiel është në plan të parë me çka në masën më të madhe të mundshme kufizohet ndjekja me nismën e të dëmtuarit. Interesi i luftimit të kriminalitetit dhe mbrojtjes së shoqërisë nga veprat penale e tejkalon shumëfish interesin e të dëmtuarit dhe dëshirën e tij të cilën do të dëshironte ta shprehë ai në pikëpamje të inicimit të ndjekjes penale[23].

Sipas KPPRK, në esencë është miratuar parimi oficiel meqenëse për numrin më të madh të veprave penale procedurën e inicion sipas detyrës zyrtare prokurori publik. Këtë të drejtë dhe detyrë prokurori publik e ka edhe për veprat penale të cilat ndiqen sipas kërkesës së të dëmtuarit.

Krahas veprave penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare (pjesa dërrmuese e veprave penale) dhe veprave penale të cilat ndiqen sipas kërkesës së palës së dëmtuar (pjesa më e vogël e veprave penale), në pjesën e posaçme të KPPK është paraparë që për disa vepra penale ndjekja iniciohet sipas padisë private (gjithashtu numër më i vogël i veprave penale)8. Për këtë arsye KPPPK ka paraparë se paditësi i autorizuar për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare është prokurori publik, kurse për veprat të cilat ndiqen sipas padisë private është paditësi privat (Neni 6 par. 2). Duke pasur parasysh se për numrin më të madh të veprave penale ndjekja iniciohet ex officio detyra dhe e drejta themelore e prokurorit publik është hetimi i veprave penale dhe ndjekja penale e kryesve të tyre (Neni 47 par. 1).

Në përcaktimin e dënimit penal për veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, Kodi Penal i Kosovës përfillë parimet, si :

· Parimi i ligjshmërisë,

· Parimi i humanizmit,

· Parimi i drejtësisë,

· Parimi i ligjshmërisë

Në përputhje me parimin e ligjshmërisë asnjë person nuk mund të dënohet për vepra penale nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër. Në caktimin e fajësisë dhe të dënimit të gjithë kryesit e veprave penale para ligjit janë të barabartë dhe përgjegjës. Caktimi i dënimit do të jetë i drejtë dhe në përputhje me peshën e fajësisë. Nga kjo shihet se Kodi Penal i Kosovës në caktimin e fajësisë dhe dënimit përfillë parimin e drejtësisë dhe atë të humanizmit.

· Parimi i proporcionalitetit

Në parashikimin e veprave penale , masave si dhe në caktimin e dënimit penal, Kodi parasheh shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe në përputhje me të duke respektuar edhe të drejtat e njeriut përfillë parimin e proporcionalitetit, që do të thotë dënimi penal do ti caktohet personit në përputhje dhe në proporcionalitet të rrezikshmërisë që paraqet për mesin shoqërorë vepra e kryer penale.

· Parimi drejtësisë

Përkufizimi i veprave penale me këtë Kod përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejon interpretim sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale dhe dënimi penal përcaktohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, neni 4 parasheh sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat i shqiptohen kryerësve të veprave penale.[24]

Kodi i Procedurës Penale te Kosovës

Objekt themelor i procedurës penale është çështja penale[25]. Çështja penale është ngjarje reale , e cila me përmbajtjen e vet tregon një vepër penale konkrete dhe kryesin e saj, për të cilin zhvillohet procedura penale.[26]

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, sistemi i drejtësisë është ballafaquar me probleme dhe vështirësi të ndryshme. Pra vitit 1999, sipas kodit të procedurës penale të Jugosllavisë kishte një sistem inkuizitor të drejtësisë penale, ku hetimet zbatoheshin në bazë të kallëzimeve dhe dominoheshin nga Gjyqtari hetues. Mundësia dhe mjetet ishin te pakët për të hetuar krime të natyrës së rëndë penale, si që është krimi i organizuar.[27]

Puna në përgatitjen e kodit pena të Kosovës ka filluar me 1. shtator 1999. Versioni i parë është pregaditur vetëm në gjuhën shqipe nga ekspertët kosovar dhe në fund të dhjetorit të këtij viti është dërguar në New York. Në shkurt të vitit 2000 ky kod është kthyer në Prishtinë dhe ka vazhduar puna në përgatitjen e tij paralelisht në dy gjuhë-në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, prej shkurtit të vitit 2000 krahas ekspertëve kosovar , kanë marrë pjesë edhe rreth 30 ekspert ndërkombëtar nga Këshill i Evropës, UNMIK-u, ABACE, UNICEF-it OSBE dhe ekspert individ të Anglisë dhe të SHBA. Në fillim të marsit 2003 është përgatitur versioni përfundimtar i KPK dhe i është dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Pas shqyrtimit të Kodit nga këto organe i është kthyer Zyrës ligjore të UNMIK-ut dhe kodi u më 6 korrik 2003, ndërsa ka hyrë në fuqi më 6 prill 2004, u shpall në rregulloren e UNMIK-ut nr.2003/25.

Model nismëtar i përpilimit të këtij kodi ka shërbyer Kodi Penal i BeH. e më pas u përpilua sipas koncepteve modeleve konkrete të shteteve bashkohore të Evropës perëndimore, posaçërisht të Kodit penal të Gjermanisë, Zvicrës , Francës , dhe Italisë, janë akceptuar edhe zgjidhje parimore dhe konkrete nga legjislacioni penal i Anglisë dhe SHBA, pastaj janë marr disa koncepcione nga Kodi penal i Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë , pastaj një numër i madh i dispozitave të konventave ndërkombëtare që i dedikohen të drejtave dhe lirive të njeriut dhe luftën efikase kundër kriminalitetit.

Edhe Kodi Penal i Kosovës është i ndarë në dy pjesë , në pjesën e përgjithshme dhe në pjesën e posaçme , ai është sistemuar në XXX kapituj me 357 nene .

Misioni i Kombeve të bashkuara në Kosovë ( UNMIK ), në bashkëpunim me ekspert ndërkombëtar dhe vendor, në vitin 2003, hartuan dhe miratuan Kodin e përkohshëm të procedurës penale të Kosovës, me të cilin gjykata mbante disa nga kompetencat e saj hetuese, por që prokurori dhe mbrojtësi kishin role dukshëm më të gjëra.

Kodi i vitit 2003, u ndryshua dhe plotësua në vitin 2008, kishin disa mangësi, pasi parashihte më shumë burime gjyqësore se që ishte e nevojshme për garantimin e të drejtave të njeriut. Së dyti, kishte disa pjesë që pengonin hetimin e suksesshëm të krimeve të rënda . Së treti, të drejtat e njeriut për anëtarësim në BE parashihnin disa kushte bashkohore të cilat Kosova duhet të i zbatojë, por të cilat mungonin ose ishin të paqarta. Së katërti , kishte shumë raste kur Kodi duhej të qartësohej për të sqaruar procedurat.

Kodi i Procedurës Penale i vitit 2013, përfshinë garanci të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe njeh nevojat dhe kufizimet e Kosovës si dhe traditën juridiko-ligjore të saj.

Ky kod i ri i Procedurës Penale parasheh ndryshime në strukturë si ndryshimin e Ligjit për Gjykata, heqjen e seancës për konfirmim, etj[28].

Kodi parasheh rolin e palëve, rolin e provave, veprimet fillestare hetuese, shqyrtimin fillestar dhe për herë të dytë të Akuzës, marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe alternativat tjera ndaj gjykimit. Procedurën në shqyrtimin gjyqësor, si dhe mjetet juridike.

Rëndësi të veçantë ky kod ka në ata pjesë të dispozitave të tije të cilat rregullojnë zbatimin e paraburgimit, marrja dhe shpallja e aktgjykimit etj.

Legjislacioni penal i Kosovës zbatohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në aeroplanin e regjistruar në Kosovë , pa marr parasysh ku gjendet fluturakja në kohën e kryerjes së veprës penale.( neni 99.par.2.).

Legjislacioni penal do të aplikohej edhe ndaj personave që kryejnë vepra penale në Kosovë edhe atëherë kur për ato vepra penale janë ndëshkuar në shtetin tjetër , apo kur procedura është duke u zhvilluar, madje edhe në rastet kur kryesi e ka vuajtur dënimin që i është shqiptuar për të njëjtën vepër. Ky parim përjashton rregullën “ne bis in idem”( nuk guzon të ndëshkohet dy herë për të njëjtën vepër penale). Ligji lejon një zbutje të këtij parimi mjaft të ashpër. Sipas nenit 104 të Kodit penal, nëse personi i ndëshkuar e ka vuajtur dënimin jashtë vendit , dënimin e vuajtur do t'ia llogarisë në dënimin e shqiptuar për të njëjtën vepër penale, gjithashtu , sipas kësaj dispozite , në masën e dënimit të shqiptuar do t’i llogaritet edhe paraburgu apo privimi i lirisë gjatë procedurës së ekstradimit.

Vendin tonë pas lufte e frekuentojnë një numër i madh i shtetasve të huaj , qoftë si punëtor UNMIKU, punëtor të organizatave të ndryshme joqeveritare, afaristë , turistë etj, të cilët mund të kryejnë vepra penale në Kosovë. Në raste të këtilla kur kryesi dhe i dëmtuari janë shtetas të huaj, sipas legjislacionit tonë penal , është paraparë mundësia që ndjekja penale e të huajit t’i besohet shtetit të huaj, me kusht që edhe ai shtet të veproj kësisoj me shtetasit tonë( parimi i reprocitetit).Mundësia dhe procedura për transferim ( ekstradim) e personave të këtillë që kanë kryer vepra penale në territorin e Kosovës, është e rregulluar me Kodin e Procedurës penale të Kosovës( kapit.XL VII, neni 516-533)[29].

Përjashtim i posaçëm nga parimi territorial legjislacionit tonë penal parashihet për personat që ushtrojnë funksione me rëndësi të posaçme ( i ashtuquajturi imuniteti juridiko-material) psh,deputetët, gjyqtarët sipas dispozitave kushtetuese parashihet se “askush i cili merr pjesë në gjykim nuk mund të thirret në përgjegjësi penale për mendimin e dhënë me rastin e marrjes së vendimit gjyqësor”.

Nga imuniteti juridiko material duhet dalluar imunitetin juridiko procedural.

Përjashtimi nga veprimi territorial të legjislacionit tonë penal, njihet edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Sipas Konventës së Vjenë mbi marrëdhëniet diplomatike të vitit 1961; Të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet konsultore të viti 1963 si dhe Marrëveshja lidhur me funksionarët e organiztava të caktuar ndërkombëtare 1947 dhe 1954, personat e huaj që ushtrojnë detyra të caktuara në këtë lëmenj përjashtohen nga juridiksioni i shtetit tonë. Këta janë shefat e shteteve dhe përcjellësit e tyre, shefat e misioneve diplomatike dhe anëtarët e familjeve të tyre. Në Kosovë imunitet diplomatik gëzojnë edhe punëtorët e UNMIK-ut, OSBE-s, pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it[30].

Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale te Kosovës

Përmes formës së prerë vendimi gjyqësor merr përmbajtjen përfundimtare, kurse procedura penale përfundimin final.

Plotfuqishmëria formale do të thotë se vendimi i gjykatës nuk mund të atakohet me mjete të rregullta juridike. Plotfuqishmëria materiale do të thotë pamundësi e zhvillimit të procedurës së re penale për të njëjtën vepër penale. Në procedurën penale të dy llojet e cekura të plotfuqishmërisë vijnë në të njëjtin moment. Forma e prerë apo plotfuqishmëria arrijnë vetëm në aspektin e shprehjes apo diapozitivit të aktgjykimit, respektivisht aktvendimit, derisa arsyetimi nuk hynë në fuqinë ligjore. Me dispozitat juridike duhet të rregullohet dhe sigurohet që vendimi gjyqësor i nxjerrë në procedurën penale të ekzekutohet kur për këtë të plotësohen kushtet ligjore. Me fjalë tjera procedura penale është e drejtuar në nxjerrjen e llojeve të ndryshme të vendimeve, sidomos të aktgjykimit me hyrjen në fuqi e të cilit kuptohet se ngjarja konkrete penale është zgjedhur në mënyrë përfundimtare. Në aspektin e ekzekutimit ai paraqet realizimin e kërkesës penale juridike të përcaktuar gjatë gjykimit dhe përmbajtur në vendimin e plotfuqishëm gjyqësor, gjegjësisht realizimin e vendimit i cili është nxjerrë gjatë procedurës penal. Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria sipas rregullit vijnë në të njëjtën kohë. Aktvendimi gjyqësor nuk mund të ekzekutohet para se të hyjë në fuqi. Ligji procedural parasheh kushtet e caktuara për ekzekutueshmërinë e vendimeve ashtu që aktgjykimi ekzekutohet: kur ai është i formës së prerë; i dërguar si i tillë; kur për ekzekutimin e tij nuk ekzistojnë pengesa ligjore (Neni 135, par. 2). Aktvendimi, sipas rregullit ekzekutohet kur të ketë hyrë në fuqi. Ndërkaq, aktvendimi mund të ekzekutohet edhe para marrjes së klauzolës së formës së prerë nëse është rregulluar kështu, në mënyrë eksplicite me ligj, (caktimi i paraburgimit). Ekzekutimi i urdhëresës fillon menjëherë pas nxjerrjes së saj, nëse organi që e lëshon atë nuk e cakton ndryshe (neni 138. par. 1).

Qëllimi i këtij ligji është ekzekutimi i sanksioneve penale , sanksioneve kundërvatëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm , si dhe aplikimi i masës së paraburgimit.[31]Fushëveprimi i këtij ligji ekzekutimi i sanksioneve penale . Sipas këtij ligji sanksione penale janë[32]:

- dënimet kryesore,

- dënimet alternative,

- dënimet plotësuese dhe

- vërejtja gjyqësore

Vlen të ceket se ekzekutimi i masave të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm kryhet në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqyrtuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të mitur, Ligjin për kundërvajtje dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.[33]

Qëllimi i ekzekutimit të sanksioneve penale sipas këtij ligji është risocializimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri si dhe përgatitjen e tije për jetë. Ekzekutimi i sanksioneve penale siguron trajtim human, ekzekutohen në mënyrë të paanshme, duke respektuar plotësisht të drejtat e personit të dënuar, si dhe nxitjen e personit të dënuar në risocializim dhe reintegrim në shoqëri.

Me këtë ligj parashihet dërgimi i personave të dënuar në institucion korrektues si dhe pranimi i tyre, vendosja, ndarja , kontrollimet, ushqimi , aktivitetet, përkujdesja shëndetësore, vizitat, si dhe programi individual për risocializim dhe korrektim. Programi resocializuues përfshinë , vendosjen në sektorin adekuat, pjesëmarrjen në aktivitetet arsimore, në aftësim profesional, në aktivitete kulturore, sportive, në punë , lidhjet familjare dhe kontakti me botën e jashtme, pushimi në shtëpi, lirimi me kusht, lirimi i parakohshëm si dhe masat për lirim përfundimtar.[34] Sipas këtij Ligji Ministri i Drejtësisë nxjerr aktin nënligjor – Rendi shtëpiak, me të cilin rregullohet organizomi dhe mënyra e jetës së personave të dënuar. Krahasuar me ligjin e mëparmë të ekzekutimit të sanksioneve penale, shihet se mungojnë rregullat e Brendshme Institucionale, të cilat, janë nxjerrur nga Drejtoria e Shërbimit korrektues të Kosovës, e jo nga Ministri i Drejtësisë. Mendojmë se ministri duhet të nxjerrë Udhëzime Administrative për të plotësuar dhe për ta për më të zbatueshëm këtë ligj, e asi të nxjerr Rend shtëpiak. Pas ligjit, duhet të vijnë udhëzimet administrative nga Ministri, Rregullat e Brendshme institucionale nga Drejtoria e Shërbimit korrektues të Kosovës dhe rendet shtëpiake institucionale, të cilat duhet të i nxjerrin Institucionet korrektuese në përputhje me Ligjin, Udhëzimet administrative dhe Rregullat e Brendshme. Ky ligj parasheh edhe benificonet e personave të dënuar, si vizitat në institucion dhe jashtë institucionit, kalimin e kohës në lokalet e veçanta me bashkëshorten, bashkëshortin, pushimet jashtë institucionit korrektues [35]. Mendojë se pushimi në shtëpi, pushimi vjetor, nuk janë benificion por e drejtë ligjore si që është lirimi me kusht, lirimi i parakohshëm, falja dhe amnestia.

Akte nënligjore për ekzekutimin e sanksioneve penale në Kosovë

Në mesin e burimeve të tjera të së drejtës penale, duhet cekur ato ligje apo norma juridike të cilat paraqiten si burim indirekte, plotësuese dhe sekondare. Këtu në radhë të parë duhet cekur kodin e procedurës penale dhe ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, si burime të rëndësishme për të drejtën penale konsiderohen ligji për organizimin e gjykatave, ligji për prokurorinë dhe ligji për policinë.

Në mesin e burimeve anësore dhe plotësuese duhet cekur disa dispozita të normave tjera juridike. Kjo është kur situata kur ligji në mënyrë të drejtpërsëdrejti, apo në mënyrë indirekte i referohet apo udhëzojnë ndonjë normë tjetër juridike, e cila e qartëson apo e plotëson normën juridike penale. Këto janë të ashtuquajturat normat blankete. Psh. neni 152. të KPPK, parashihet si vepër penale kushdo që në kundërshtim me dispozitat ligjore mbi ndërprerjen e shtatzënisë dhe me pëlqimin gruas shtatëzanë ndërprenë shtatzëninë. Ose vepra penal trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, neni 219. të KPPK.

Si burime indirekte dhe plotësuese të së drejtës penale janë gjithashtu ligjet tjera dhe normat apo aktet nënligjore si deh aktet e përgjithshme. Gjithashtu si burim i drejtës penale janë edhe rregullat e profesioneve , rregullat teknike ,në raste kur ligji penal u referohet këtyre.

Burimet indirekte dhe plotësuese janë më se të domosdoshme, ngas me teknikën juridike të kodit penal nuk është e mundur të parashihen të gjitha ngjarjet, situatat në jetën e përditshme e as t’i përcjell me norma juridike zhvillimin e shpejt të teknikës dhe shkencës.

E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm zbatohet si në gjykimet civile ashtu edhe penale[36]. Procedura penale ekzekutive në Kosovë është e rregulluar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës[37] dhe Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Aktgjykimi në gjykatën penale të shkallës së parë shpallet nga kryetari i trupit gjykues menjëherë pasi të merret nga gjykata.38 Kësaj shpalljeje verbale i pason aktgjykimi me shkrim. Aktgjykimi duhet “të përpilohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë ditë nga shpallja e tij kur i akuzuari gjendet në paraburgim, ndërsa brenda tridhjetë ditë në rastet tjera”[38].

Aktgjykimet penale mund të ekzekutohen vetëm kur “kur është bërë dorëzimi dhe kur për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore”[39]. Një pengesë ligjore për ekzekutim është se aktgjykimi nuk merr formë të prerë deri kur “nuk mund të kundërshtohet me ankesë ose kur nuk lejohet ankesë”[40]. Është në këtë fazë procedurale, në pikën e aktgjykimit përfundimtar, kur i pandehuri definohet si “person i dënuar”[41] dhe sanksioni ndaj tij mund të caktohet.

Duke qenë se Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve penale vetëm në parim rregullon kompetencat, përgjegjësitë, organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Korrektues, aktet nënligjore (rregulloret, udhëzimet administrative, rregullat e brendshme, rendet shtëpiak etj), përcaktojnë dhe kompletojnë infrastrukturën ligjore të Shërbimit korrektues të Kosovës.

Për nga numri dhe vëllimi si dhe pesha e tyre aktet e brendshme normative të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë mjaft voluminoze. Vetë ndjeshmëria e punës së këtij shërbimi dikton dhe kërkon krijimin e rregullave të shumta me qëllim të rregullimit të të gjitha segmenteve të punës në këtë shërbim.

Disiplina e kërkuar , hierarkia e brendshme dhe vendimmarrës, përcaktimi i përgjegjësive të qarta të gjitha aktorëve të Shërbimit Korrektues, standardet e ndryshme teknike , shëndetësore, rregullat e komunikimit me botën e jashtme etj, kërkojnë infrastrukturë të plotë legjislative[42].

Udhëzime administrative

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrur këto udhëzime administrative që i referohen Shërbimit Korrektues të Kosovës:

1. Udhëzim administrativ për pranimin dhe vendosjen e personave të burgosur në i institucionet korrektuese

2. Udhëzim administrativ për ofrimi i shërbimeve mjekësore ne institucionet korrektuese

3. Udhëzim administrativ për veshmbathje dhe paraqitje te stafit të uniformuar te institucioneve te shërbimit korrektues të Kosovës

4. Udhëzim administrativ për ushqimin e te burgosurve ne institucionet korrektuese

5. Udhëzim administrativ mbi llogaritjen e dënimeve dhe lirimin për personat e dënuar

6. Udhëzim administrativ vizitat

7. Rregullore e brendshme për menaxhimin e parave private të burgosurve

8. Udhëzim administrativ kushtet e punës dhe shpërblimi për punën e të burgosurve në institucionet korrektuese

9. Udhëzim administrativ për trajtimin e të burgosurve në institucionet korrektuese

10. Udhëzim administrata për pushim jashtë institucionit korrektues

11. Udhëzim administrativ për pakot higjienike dhe pakot ushqimore

12. Udhëzim administrativ korrespodenca

13. Udhëzim administrativ për, kushtet e punës dhe kompensimi në rast të paaftësisë së shkaktuar në punë për të burgosurit.

14. Udhëzim administrativ orari i punës i personelit të SHKK-ës

15. Orari i punës të stafit korrektues

16. Udhëzim administrativ pushimet e personelit të SHKK-ës

17. Udhëzim administrativ procedurat e disiplinës

18. Udhëzim administrativ dosjet e personelit

19. Udhëzim administrativ ndërprerja e mardhënjes së punës për personelin e SHKRK-ës

20. Udhëzim administrativ mbi vlerësimin e kryerjes se punëve

21. Udhëzim administrativ organizimi dhe strukturimi i shërbimit korrektues të republikës së Kosovës

22. Udhëzim administrativ procedurat e mundësive të barabarta

23. Udhëzim administrativ procedurat për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave

24. Udhëzimin administrativ mbi periudhën provuese

25. Udhëzimi administrativ procedurat e rekrutimit udhëzim administrativ procedurat e kontratave

27. Udhëzim administrativ për përshkrimin e detyrave të punës

28. Udhëzimi administrativ për kalimin e kohës në lokalet e veçanta të institucioneve korrektuese

29. Udhëzimi administrativ për menaxhimin zyrtarë të arkivit në SHKK

Rregulloret

Shërbimi Korrektues i Kosovës si përgjegjës për krijimin e sigurisë dhe funksionimin ligjor të Institucioneve Korrektuese ka nxjerrur këto Rregulla të Brendshme;

Lista e Rregullave të Brendshme për Institucionet Korrektuese,Rendet Shtëpiake ,Rregullat për staf:

· Qëllimi dhe domthënja;

· Fshehtësia e informacionit;

· Shpërndarja dhe zbulimi I informacionit;

· Ankesat dhe pakënaqësitë e të burgosurve;

· Udhëzimet e mediave;

· Ushqimi i të burgosurve;

· Pranimi i të burgosurve;

· Menaxhimi i të burgosurve të kategorisë-rrezikshmëria e lart dhe shumë e lart;

· Përcjellja e të burgosurve me siguri nga ana e Oficerëve të Shërbimit Korrektues;

· Përdorimi i mjeteve të shtrëngimit ;

· Procedurat e lirimit;

· Transferimi i të burgosurve;

· Numri i të burgosurve;

· Vdekja në burg;

· Procedurat e kartelav telefonike;

· Menaxhimi i të burgosurve me rrezikshmëri të lartë për arratisje;

· Kontrollimi i zonës rrethuese të sigurimit;

· Kontrollimi i hyrje daljeve në burg;

· Kontrollimi i automjeteve që hynë e dalin në burg;

· Kontrollimi i çelësave (funksionimi I tyre);

· Kontrollimi i veglave;

· Kontrollimi – bastisjet e (të burgosurve dhe të vizitorëve);

· Shkeljet disiplinore nga të burgosurit;

· Shkeljet e ligjit nga të burgosurit ;

· Ndarja e të burgosurit (dërgimi në vetmi);

· Ndarja e të miturve;

· Parandalimi I incidenteve të sigurisë

· Përdorimi i forcës;

· Përdorimi i armëve të zjarrit;

· Administrimi I armëve të zjarrit;

· Vizitat ;

· Pushimi jashtë burgut;

· Ofrimi i shërbimit mjekësor;

· Konstatimi i gjendjes mjekësore dhe pëlqimi për trajtim mjekësor ;

· Protesta me refuzim të ushqimit ;

· Parandalimi I vetëvrasjes dhe vetëlëndimeve;

· Përcjellja e të burgosurve në raste të jashtëzakonshme;

· Rregullat e brendshme të punës së njësitit për transportin e të burgosurve;

· Rregullat e brendshme të punës për përdorimin e armëve të zjarrit;

· Kategorizimi I të burgosurve;

· Tretmanët-Regjimet për të dënuar;

· Tretmanët-Regjimet për të mitur;

· Tretmanët-Regjimet për të paraburgosur;

· Tretmanët-Regjimet për të femra të dënuara,

Rendi Shtëpiak i Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese

· Rendi Shtëpiak për të burgosur në Qendrën Korrektues për dënime të gjata në Dubravë,

· Rendi Shtëpiak për të mitur në Qendrën Korrektues në Lipjan,

· Rendi Shtëpiak për të paraburgosur në 06 Qendrën e Paraburgimit,

Procedurat e punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës

· Procedura për dhënien e benificioneve personave të dënuar dhe të mitur;

· Klasifikimi dhe Riklasfikimi i të dënuarve;

· Koncepti I arsimimit të burgosurve ;

· Koncepti I punësimit të burgosurve në Institucionet Korrektues;

· Zhvillimi I programeve për të dënuar dhe të mitur;

· Trajnimet e stafit në të gjitha nivelet e Shërbimit Korrektues të Kosovës;

· Destinomi I Institucioneve Korrektues;

· Planifikimi I dënimit për të burgosur ;

· Procedura për pushim në shtëpi të burgosurve;

· Procedura për arsimimin dhe edukimin e të miturve në Qendrën Korrektuese në Lipjan;

Rregullat për Staf të Shërbimit Korrektues:

· Standardet e sjelljes Profesionale;

· Kodi I disiplinës;

· Orari I punës së Personelit;

· Uniforma e Stafit Korrektues;

· Rregulloret për shërbyesit civil që zbatohen edhe për SHKK-së[43].

Përfundimi

Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të zhvillimit dhe ndryshimeve shoqëroro-politike. Nga vitit 1945, kur Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë në ish shtetin Jugosllav janë zbatuar ligjet e shtetit Jugosllav. Kjo periudhë ka zgjatur gjerë në vitin 1974, kur Kosova fiton pavarësinë politike dhe bëhet pjesë e sistemi Federativ të Jugosllavisë.

Në këtë periudhë Kosova nxjerr ligjet e veta dhe në përputhje me ligjet ngre Institucionet e veta Korrektuese. Kjo periudhë ishte shumë e frytshme dhe e suksesshme për Kosovën në çdo fushë, andaj edhe në atë të ekzekutimit të sanksioneve penale. Mirëpo në vitin 1989, kjo autonomi u suprimua dhunshëm nga Serbia dhe Kosova bëhet prapë pjesë e Serbisë dhe zbatohen ligjet serbe.

Në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Kosova fiton pavarësinë dhe fillon ngritja e Kosovës në çdo aspekt. Në vitin 2008, Kosova shpall pavarësinë dhe nxjerr Kushtetutën e vet. Në përputhje me kushtetutën nxirren shumë ligje të reja dhe disa ligje ekzistuese plotësohen dhe ndryshohen.

Sanksionet penale burimin e vet e kanë në Kushtetutën e Kosovës, Kodin Penal të republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale, Ligji i Ekzekutimit të sanksioneve Penale, Kodi i Drejtësisë për të mitur, Rregullat e Brendshme të Shërbimit korrektues të Kosovës, Udhëzimet administrative të Ministrisë së Drejtësisë, Rregullat ndërkombëtare të burgjeve, Rregullat Evropiane të Burgjeve si dhe aktet tjera ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

-Kushtetuta është akti me i lart i lart juridik i Republikës së Kosovës, është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit

-Pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kodi Penal është i rëndësisë së veçantë në fushën e drejtësisë, pasi përcakton veprat penale dënimet dhe masat që merren ndaj kryerësve të veprave të ndryshme penale. Ky kod veprat penale dhe sanksionet penale i parasheh vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, sistemi i drejtësisë është ballafaquar me probleme dhe vështirësi të ndryshme. Pra vitit 1999, sipas kodit të procedurës penale të Jugosllavisë kishte një sistem inkuizitor të drejtësisë penale, ku hetimet zbatoheshin në bazë të kallëzimeve dhe dominoheshin nga Gjyqtari hetues. Mundësia dhe mjetet ishin te pakët për të hetuar krime të natyrës së rëndë penale, si që është krimi i organizuar.

Kodi i vitit 2003, u ndryshua dhe plotësua në vitin 2008, Kodi i Procedurës Penale i vitit 2013, përfshinë garanci të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe njeh nevojat dhe kufizimet e Kosovës si dhe traditën juridiko-ligjore të saj.

Ky kod i ri i Procedurës Penale parasheh ndryshime në strukturë si ndryshimin e Ligjit për Gjykata, heqjen e seancës për konfirmim, etj

Kodi parasheh rolin e palëve, rolin e provave, veprimet fillestare hetuese, shqyrtimin fillestar dhe për herë të dytë të Akuzës, marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe alternativat tjera ndaj gjykimit. Procedurën në shqyrtimin gjyqësor, si dhe mjetet juridike.

Rëndësi të veçantë ky kod ka në ata pjesë të dispozitave të tije të cilat rregullojnë zbatimin e paraburgimit, marrja dhe shpallja e aktgjykimit etj.

-Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ka për qëllim ekzekutimi i sanksioneve penale , sanksioneve kundërvajtëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm , si dhe aplikimi i masës së paraburgimit. Fushëveprimi i këtij ligji ekzekutimi i sanksioneve penale . Sipas këtij ligji sanksione penale janë: - dënimet kryesore, - dënimet alternative, - dënimet plotësuese dhe - vërejtja gjyqësore

Vlen të ceket se ekzekutimi i masave të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm kryhet në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj.

Duke qenë se Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve penale vetëm në parim rregullon kompetencat, përgjegjësitë, organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Korrektues, aktet nënligjore (rregulloret, udhëzimet administrative, rregullat e brendshme, rendet shtëpiak etj), përcaktojnë dhe kompletojnë infrastrukturën ligjore të Shërbimit korrektues të Kosovës.

Për nga numri dhe vëllimi si dhe pesha e tyre aktet e brendshme normative të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë mjaft voluminoze. Vetë ndjeshmëria e punës së këtij shërbimi dikton dhe kërkon krijimin e rregullave të shumta me qëllim të rregullimit të të gjitha segmenteve të punës në këtë shërbim.

PËRMBAJTJA

Me rëndësi të veçantë është fakti se Kushtetuta e Republikës se Kosovës - neni 16 pika 1. trajton të drejtën për jetë, pra e drejta për jetë është pjesë e trajtimit kushtetues, ku potencohet se secili individ gëzon të drejtën për jetë. Ndalimi i dënimit me Vedeje, po ashtu është i rëndësisë së madhe pasi askush nuk ia ka fal askujt jetën, andaj edhe nuk ka të drejtë të ia marr. Kushtetuta garanton të drejtat e lirisë dhe sigurisë, element shumë i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve. Kodi Penal i Kosovës në mënyrë të saktë bënë përkufizimin e veprave penale , i përcakton veprat në mënyrë të saktë dhe nuk lejon interpretim sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale dhe dënimi penal përcaktohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, neni 4 parasheh sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat i shqiptohen kryerësve të veprave penale. Ky kod në mënyrë të saktë ka përcaktuar edhe maksimumin dhe minimumin e dënimit për kryes të veprave penale. Mirë është që tani ky kod maksimumin e dënimit e parasheh 25vite, çka më parë ka qenë dënimi prej 40 vitesh si dhe dënimin me burg të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje. Nga kjo shihet se infrastruktura ligjore ka bërë një progres të duhur në shqiptimin e dënimit kryesve të veprave penale, pasi nuk parasheh dënimin me vdekje por në vend të tije ka përcaktuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Ligji mi ekzekutimit të sanksioneve penale ka për qëllim ekzekutimin e sanksioneve penale , sanksioneve kundërvajtëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm , si dhe aplikimi i masës së paraburgimit. Fushëveprimi i këtij ligji është ekzekutimi i sanksioneve penale . Pas plotësimit dhe ndryshimit, Ligji i ekzekutimit të sanksioneve penale në mënyrë të përpiktë përcakton sanksionet penale, si janë: dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore.

Vlen të ceket se ekzekutimi i masave të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm kryhet në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqyrtuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të mitur, Ligjin për kundërvajtje dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

Qëllimi i ekzekutimit të sanksioneve penale sipas këtij ligji është risocializimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri si dhe përgatitjen e tije për jetë. Ekzekutimi i sanksioneve penale siguron trajtim human, ekzekutohen në mënyrë të paanshme, duke respektuar plotësisht të drejtat e personit të dënuar, si dhe nxitjen e personit të dënuar në risocializim dhe reintegrim në shoqëri. Mirëpo në përputhje me këtë ligj duhet të ndërtohen institucione të reja të cilat mundsojnë ekzekutimin e saksioneve penale e për momentin nuk egzistojnë. Mungon institucioni për të miturit të cilëve u shqiptohet masa edukuese për të mitur nga ana e gjykatës, mungon institucioni për trajtimin e personave të dënuar me të meta psiko fizike dhe me nevoja të veçanta si dhe institucioni për të dënuarit të cilët janë të varuar nga alkoholi dhe mjetet narkodike. Andaj është nevojë e domosdoshme që Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi korrektues i Kosovës sa ma parë të ndërmarrin veprime konkrete në ngritjen e infrastrukturës institucionale për këta të dënuar. Në mungesë të këtyre institucioneve nuk mund të themi se të gjithë të dënuarit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me nevojat e tyre. Në mungesë të këtyre institucioneve kemi trajtim jo adekut të dënuarve dhe jo human.

Bibliografia

Literatura:

Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, Prishtinë

Kodi Penal I Republikës së Kosovës , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit kalendarik 2013.

Ligji i egzekutimit të sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

Gashi, Rexhep, Ekzekutimi i dënimeve alternative, Prishtinë 2013

Bajgora, Ali.: Disa karakteristika të kriminalitetit dhe të politikës ndëshkimore në Kosovë, Pristinë, 2001.

Clinton, Bill, (2004), My life, Knopf Doubleday Publishing Group, Washington.

Elezi, I. and Hysi, Vasilika (2001): Politika Kriminale, 2001 Tiranë,

Gashi, Rexhep: Ekzkutimi i dënimeve me burg në Shqipëri, 2001, Pristinë.

Halili, Ragip. : Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë, 1985 Prishtinë

Halili, Ragip: Sanksionet penale si masa të mbrojtjes shoqërore, Përparimi-9, 1973 Pristinë.

Halili, Ragip: Ekzekutimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, Përparimi-6, 1970 Pristina.

Kauffman, Kelsey, Prison officers and their world, Harvard University Press, 1998 London

Major General Volker Halbauer (2012), Kosovo Force, Key Facts and Figures, Brussels.

Omari, Luan (2002), State of Law, Tirana,

Ramadan, M.(2003): Penology and the system of execution of criminal sanctions, Novi sad-Beograd.

Sahiti, Ejup “E Drejta e Procedurës Penale”, 2005 Pristinë.

Salihi, Ismet, E Drejta Penale, 2003. Pristinë,

Salihi, Ismet: Juvenile Justice, 2005 Pristinë.

Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007 Halili, Ragip, (2014), Penologjia, UP. Prishtinë, Fakulteti Juridik Hehir, Aidan. Ndërtimi i Krahinës Autonome. Teoria identifikuese dhe dështimi I UNMIK-ut. Paqëruajtja ndërkombëtare , Vol.13, Nr.2, f. 200-213 (qershor 2006) Hysi V. (2012) “Penolagjia” Tiranë, Shqipëri,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtëisë, faqja163. Instituti Kosovar Për Kërkime Dhe Zhvillime Të Politikave, Drejtësia tranzicionale në Kosovë, Prishtinë, qershor 2009



[1] Për shpjegimin e definicionit të Procedurës Penale nga aspekti i veprimeve dhe marrëdhënieve procedurale-penale, shih më hollësisht te V. I. Bayer, 1995, fq.4 – 8.

[2] Për normat e nxjerra më herët, të cilat nuk janë ndryshuar, shih Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24

[3] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[4] Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë

[5] Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

[6] Ligji i egzekutimit tc sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

[7] Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

[8] Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë, neni 16

[9] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[10] Kushtetuta e Republikës së Kosovës,2008 Prishtinë, neni 17

[11] Po aty, neni 22, Të drejtat dhe liritë themelore

[12] Po aty, neni 25, E drejta për jetë

[13] Po aty, neni 25 pika 2

[14] Po aty,neni 29 , pika 1.2

[15] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

[16] Po aty, neni 33

[17] Po aty, neni 34

[18] Po aty neni 55

[19] Ligji për falje Nr.03/L-101,12 dhjetor 2008

[20] Kodi Penal I Republikës së Kosovës , nr.04&L-082, prishtinë, 13 korrik 2012

[21] E. Sahiti, R. Murati, E. Kunshtek, 2004., fq. 134

[22] H. I. Sijerçiq-Çoliq, 2005, fq. 69

[23] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[24] Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinë, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

[25] Sahiti, E,; E Drejta e Procedurës Penale, f. 54, u shtyp në “Rominor” prishtinë, 2005

[26] Ibid.

[27] Kodi i Procedurës penale të Kosovës, nr. 04&L – 123, 13 dhjetopr 2012, Prishtinë, shpallur me dekretin nr. DL-057-2012, të datës 21.12.2012, nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

[28] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[29] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[30] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[31] Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

[32] Po aty , neni 2 pika 2 , f.1

[33] Po aty , neni 3 f.1

[34] Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë, neni 55, p.2 f.15

[35] Po aty, Neni 93 f. 24

[36] Res judicata është një çështje që është vendosur përfundimisht përmes vendimit gjyqësor. Shih Fjalorin “Black’s Law” Edicionin e Tetë, (Shtetet e Bashkuara, Thomson West, 2004) fq. 1336

[37] Res judicata është një çështje që është vendosur përfundimisht përmes vendimit gjyqësor. Shih Fjalorin “Black’s Law” Edicionin e Tetë, (Shtetet e Bashkuara, Thomson West, 2004) fq. 1336

[38] Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale të Kosovës, i shpallur përmes Rregullores së UNMIK-ut 2003/26, 6 korrik 2003, me ndryshimet pasuese. Me 27 nëntor 2008, Kosova shpalli Ligjin Nr. 03/L-003 mbi Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës Nr 2003/26, që la kodin përmbajtësish të njëjtë me ligjin e vitit 2003, edhe pse një pjesë për aranzhimet lidhur me deklarimin e fajësisë ishte shtuar, një nen mbi kohëzgjatjen e paraburgimit policor ishte ndryshuar dhe emri i ligjit ishte ndryshuar në Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, prej këtu e tutje KPPK.

[39] Ligji Nr. 03/L – 191 mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, 22 korrik 2010.

[40] Po aty, Neni 135(1), KPPK.

[41] Po aty, Neni 151(4), KPPK

[42] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

[43] Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.