• English
  • Shqip
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Mr.sc.Resmi Hoxha

Mob.nr: +377 44 169018
Resmi Hoxha,
Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8
10000 Pristina
Kosovo

Abstrakt

Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë interesante, e cila në vetvete ngërthen aktet dhe institucionet në kuadër të ish-Jugosllavisë, Serbisë, Protektoratit të OKB-së dhe së fundmi pas pavarësisë edhe legjislacionin dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të luftës 1999, në Kosovë ekzistonte një përzierje aktesh ligjore nga ish-Jugosllavia dhe aktet e nxjerra nga UNMIK-u. Tani, pesë vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova është zotuar të ndjek rrugën e saj drejt UE-së gjë që ka bërë që legjislacioni në Kosovë të zhvillohet me shpejtësi me qëllim të plotësimit të standardeve ndërkombëtare për një aderim në UE dhe strukturat tjera ndërkombëtare. Vlen të përmendet se Kodi i ri penal i Kosovës ka rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe për kryesit e veprave të lehta penale, pasi si risi parasheh dënimet alternative si që janë:

- dënimi me kusht,

- gjysmëliria, dhe

- urdhri për punë në dobi të përgjithshme.

Kurse në të njëjtin nen në paragrafin 2, parashihet se gjykata kur shqipton dënimin me kusht, ajo mund të shqiptojë edhe :

- urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, dhe

- urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.

Këto dënime mundësojnë që kryesit e veprave penale mos të përfundojnë në burg, por tu jipet mundësia që ata ta kuptojnë gabimin e tyre dhe mos të përsërisin në të ardhmen. Poashtu dënimi alternativ është dënim i cili në aspektin material më pak i kushton shoqërisë dhe shtetit.

Keywords. Kosova, Legjislacioni, Institucioni, Kushtetuta, Ligjet.

Dënimet alternative – një risi e Kodit Penal të Kosovës

Kodi i ri penal i Kosovës në kuadër të risive që ka paraparë janë edhe dënimet alternative. Ky kod në nenin 49, paragrafi 1, përshkruan dënimet alternative dhe llojet e dënimeve alternative. Sipas këtij neni dënimet alternative janë;

- dënimi me kusht,

- gjysmëliria, dhe

- urdhri për punë në dobi të përgjithshme.

Kurse në të njëjtin nen në paragrafin 2, parashihet se gjykata kur shqipton dënimin me kusht, ajo mund të shqiptojë edhe : urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, dhe urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.[1]

1. Dënimi me kusht

Qëllimi i këtij dënimi është që mos të zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që kryesi të mos kryejë vepër penale në të ardhmen. Dënimin me kusht është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në procedurë të rregullt gjyqësore kryesit të veprës penale dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen vepër tjetër penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Koha e verifikimit nuk mundetet të jetë më e shkurtër se një 1 vit dhe as më e gjatë se pesë 5 vite. Në dënimin me kusht gjykata mund të caktojë që dënimi të ekzekutohet, nëse në afatin e caktuar personi i dënuar nuk e kthen dobinë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale, nuk e kompenson dënimin që e ka shkaktuar me vepër penale ose nuk i përmbushë detyrimet e tjera të parapara me dispozitat ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.[2] Gjykata gjatë procedurës gjyqësore në të njëjtën kohë cakton afatin për përmbushjen e këtyre kushteve në kuadër të kohës së verifikimit. Gjatë shqiptimit të dënimit me kusht gjykata merr parasysh qëllimin e këtij dënimi , sjelljen e mëparëshme të kryesit , sjelljen e tije pas kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale dhe rrethanat tjera në të cilat është kryer vepra penale. Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka paraparë mundësinë e revokimit të dënimit me kusht nëse ;

- personi i dënuar me kusht gjatë kohës së verifikimit kryen ndonjë vepër tjetër penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim prej së paku dy 2 apo më tepër vite,[3] këtu kemi rovikim të detyrueshëm apo obligator.[4]

- kur personi i dënuar me kusht gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim me më pak se dy vite ose dënimi me gjobë, këtu kemi revokim fakultativ i dënimit me kusht.

– personi i dënuar me kusht nëse gjatë kohës së verifikimit nuk i përmbushë detyrat dhe obligimet caktuara nga gjykata , në këta rast gjykata mund të vazhdojë afatin e përmbushjes së kushtit brenda fatit të revokimit apo mundet të revokojë dënimin me kusht. Nëse gjykata konstaton se personi i dënuar me kusht nuk ka mundur të përmbush kushtin e caktuar nga gjykata , për shkaqe dhe rrethana të arsyeshme, atëherë gjykata mundet ta heqë atë detyrim, ose të njëjtin e zëvendëson me detyrim tjetër të paraparë me kodin penal.[5]Gjykata e revokon dënimin me kusht, atëherë kur pas shqiptimit të dënimit me kusht, me aktgjykimin e plotfuqishëm konstaton se personi i dënuar ka kryer ndonjë vepër tjetër penale, para se të jetë dënuar me kusht dhe nëse gjykata vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit me kusht po të dihej për atë vepër penale.[6]

2. Gjysëmliria

Dënimi alternativ gjysëmliria i shqiptohet nga ana e gjykatës kryesit të veprës penale, atëherë kur shqiptohet dënimi me burg deri në një 1 vit. Gjykata në këtë rast mundet të urdhërojë ekzekutimin e dënimit në gjysëmliri për shkak të detyrimeve që ka personi i dënuar lidhur me punën, arsimimin profesional, përgjegjësit esenciale familjare apo nevojën për trajtim mjekësor ose trajtim rehabilitues.[7]

Atëherë kur personi i dënuar kryen punët e caktuara[8] nga gjykata brenda kohës së lejuar gjatë ditëve të caktuara jashtë burgut, gjatë kohës sa gjendet në liri , ai është i detyruar që të kthehet në institucion korrektues. I dënuari në gjysëmliri është i detyruar që të kthehet në kohë të caktuar në Institucion korrektuese, pasi kohën tjetër duhet ta kalojë në institucion korrektues. Kur gjykata urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysëmliri , ajo mundet të caktojë disa kushte të parapara me ligj, veçanërisht sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. [9]

Llojet e detyrimeve të caktuara që duhet përmbushur në dënimin me kusht :

· Mjekimi ose rehabilitimi në entin e kujdesit shëndetësor, nënshtrimi në programin e trajtimit mjekësor ose të rehabilitimit, vizita te psikologu;

· Aftësimi profesional, kryerja e aktiviteteve punuese, mos ndërrimi i vendbanimit, shfrytëzimi i pagës për përmbushjen e detyrimeve familjare, heqja dorë nga alkooli, droga, heqja dorë nga kontakti me persona të caktuar dhe mosvizitimi i lokaleve frekuentuese, heqja dorë nga vajtja e armës,

· Ta kompensojë viktimën, të kthejë dobinë pasurore të fituar me vepër penale, të mos qaset në internet, dhe të ofrojë raporte financiare si që kërkohet nga gjykata.

Kur i dënuari në gjysëmliri nuk i përmbushë detyrimet e caktuara nga gjykata , nëlidhej me punën, shkollimin, aftësimin profesion , përkujdesjen për familje ose detyrimet tjera , gjykata mundet ta revokojë urdhrin për ekzekutimin e dënimit në gjysëmliri dhe të urdhërojë mbajtjen e dënimit të mbetur në burg.[10]

3. Urdhri për punë me dobi shoqërore

Këtë dënim alternativ mund ta shqipton gjykata me pëlqimin e personit të dënuar. Personi i dënuar me të shqiptuar ky lloj i dënimit alternativ është i obliguar që të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë në periudhën kohore prej 30 deri në 240 orë pune..

Shqiptimi i një dënimi të tillë alternativ paraprakisht kërkon që të plotësohen këto kushte;

- kryesit të veprës penale të i jetë shqiptuar dënimi në të holla prej 2500 Euro, apo dënimi me burgim gjerë në një 1 vit , por njiherit duhet të jep pëlqimin për një dënim të tillë vet personi i dënuar. Në momentin e shqiptimit të këtij dënimi, gjykata përcakton orarin e orëve të punës të cilat duhet ti kryej personi i dënuar.[11] Orët e punës të caktuara me vendimin e gjykatës duhet të kryhen brenda një 1 viti. Shërbimi sprovues i Kosovës vendos për llojin e punës që do të kryen personi i dënuar,cakton organizatën se ku do ti kryej personi i dënuar punën në dobi të përgjithshme dhe njiherit mbikëqyrin këtë dënim alternativ se si po e kryen personi i dënuar.[12]

Gjykata e cila shqipton dënimin me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, ajo mundet të urdhërojë personin e dënuar për kryerjen e një apo më shumë detyrimeve si në vijim:

- të mbajë kontakte me Shërbimin sprovues, të kthen përfitimin pasuror të fituar me kryerjen e veprës penale, të kompensojë dëmin e shkaktuar me vepër penale, dhe të përbush detyrimet e parapara me ligj. Kohëzgjatja e detyrimeve të parapara me ligj nuk mundet me qenë më e shkurt se gjashtë 6 muaj dhe as më e gjatë se tre 3 vjet. Kur personi i dënuar me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme nuk e kryen këtë punë në dobi të përgjithshme të caktuar nga gjykata ose pjesërisht e kryen, atëherë gjykata mundet të shtyjnë kohëzgjatjen e mbikëqyrjes dhe të urdhërojë dënimin me burg. Në këtë rast një ditë burgim do të urdhërohet për çdo tetë 8 orë pune në dobi të përgjithshme që nuk është kryer[13].

4. Urdhri për trajtim të detyrueshëm rehabilitues

Gjykata mundet të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues në raste se :

Personi i dënuar që e ka shkelur ligjin për herë të parë , nëse veprën e ka kryer në ndikim të drogës apo alkoolit, nëse gjykata pas shqyrtimit të raportit të shërbimit sprovues, konstaton se faktor kryesor që ka motivuar kryerjen e veprës penale është i lidhur me varësinë e tije nga droga apo alkooli dhe se trajtimi i suksesshëm rehabilitues ndaj kryesit të veprës penale do të zvogëlonte rrezikun për kryerjen e veprës së re penale. Gjykata kryesit të veprës penale ia cakton periudhën gjatë së cilës programi për trajtim të detyrueshëm duhet të fillojë dhe njëherit të përfundojë. Urdhri për trajtim të detyrueshëm rehabilitues nënkupton realizimin e një programi të posaçëm të trajtimit mjekësor me të cilin personi i dënuar do të shërohet nga varësia e alkoolit, drogës, apo mjeteve tjera narkotike[14]. Programi trajtues caktohet nga ekspertet e lëmive të caktuara dhe adekuate, kurse realizimi i tije mbikëqyret nga shërbimi sprovues. Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues konsiderohet se është realizuar apo mbajtur, poqëse është realizuar me sukses programi i trajtimit rehabilitues. Lidhur me suksesin apo mossuksesin e programit rehabilitues, shërbimi sprovues është i obliguar ta njoftojë gjykatën e cila ka shqiptuar këtë dënim alternativ. Në rast se personi i dënuar nuk e përfillë programin e trajtimit rehabilitues, nuk mban kontakte me shërbimin sprovues, nuk i kryen obligimet lidhur me trajtimin rehabilitues, gjykata mundet ta shtyjë afatin e programit rehabilitues, ta zëvendësojë këtë dënim me një tjetër ose të urdhërojë ekzekutimin e dënimit të caktuar në dënimin me kusht. Periudha e trajtimit të detyrueshëm me qëllim rehabilitimi të personit të dënuar nuk mundet të zgjasë më pak se tre 3 muaj apo më tepër se dymbëdhjetë 12 muaj.

5. Urdhri për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues

Për vepër të kryer penale gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për mbikqyerje nga shërbimi sprovues, poqëse ajo konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri ose përmbushja e kushteve të caktuara nga gjykata arrihet më mirë dhe më suksesshëm përmes mbikëqyrjes nga shërbimi sprovues. Analizuar aspektin përmbajtjesor të këtij dënimi shihet se gjykata kryesit të veprës penale i shqipton dënimin me burgim dhe në të njëjtën kohë e pezullon ekzekutimin e këtij dënimi dhe e urdhëron personin të mbajë kontakte me shërbimin sprovues . Në të njëjtën kohë gjykata kërkon nga shërbimi sprovues që të informojë lidhur me mundësit për ekzekutimin e këtij dënimi. Me rastin e caktimit të kësaj mase gjykata merr parasysh edhe detyrimet të cilat dalin nga dënimi me kusht dhe krahas kësaj vendos në përputhje me ligjin dhe gjithnjë duke pasur parasysh moshën e kryesit të veprës penale, gjendjen e tije shëndetësore dhe psikike, mënyrën e jetës dhe nevojat e kryesit të veprës penale. Në veçanti gjykata merr prasyshë nevojat në lidhje me familjen , shkollimin, punën e tije. Gjykata poashtu në hollësi analizon dhe shqyrton të kaluarën e kryesit të veprës penale, motivet për kryerjen e veprës penale, rrethanat e tije personale dhe familjare, pasi të gjitha këto janë me rëndësi me rastin e caktimit të këtij dënimi alternativ. Ky dënim i shqiptuar nga gjykata nuk mundet të zgjatë më pak se gjashtë 6 muaj dhe më shumë se tre 3 vjet. Poqëse i dënuari nuk i përmbahet kushteve të caktuara nga gjykata, atëherë gjykata mundet ta revokojë këtë dënim , ta zëvendësojë me një tjetër ose ta shtyjë kohëzgjatjen e dënimit.[15]

Ekziston një numër i konsiderueshëm i detyrimeve të përfshira me kusht në urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe gjykata mund të caktojë një apo më shumë detyrime si psh;- mjekimi ose rehabilitimi në institucionin shëndetësor, vizita te psikologu ose te këshilluesit tjerë, aftësimi profesional në një profesion të caktuar, kryerja e aktiviteteve punuese, shfrytëzimi i pagës për përmbushjen e detyrimeve familjare, heqja dorë nga përdorimi i drogës dhe alkoolit, heqja dorë nga shoqërimi me persona të caktuar, heqja dorë nga frekuentimi në vende apo lokale ku konsumohet alkooli, heqja dorë nga bartja e çfarëdo arme, të kompensojë palën e dëmtuar me anë të veprës penale, të kthejë dobinë pasurore të fituar nga kryeja e veprës penale, të mos qaset në internet dhe të ofrojë raporte financiare të kërkuara nga gjykata.[16]

6. Përfundimi

Kodi i ri penal i Kosovës në kuadër të risive që ka paraparë janë edhe dënimet alternative. Ky kod në nenin 49, paragrafi 1, përshkruan dënimet alternative dhe llojet e dënimeve alternative. Sipas këtij neni dënimet alternative janë;

- dënimi me kusht,

- gjysmëliria, dhe

- urdhri për punë në dobi të përgjithshme.

Kurse në të njëjtin nen në paragrafin 2, parashihet se gjykata kur shqipton dënimin me kusht, ajo mund të shqiptojë edhe :

- urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, dhe

- urdhrin për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.

Dënimin me kusht është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në procedurë të rregullt gjyqësore kryesit të veprës penale dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen vepër tjetër penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Qëllimi i këtij dënimi është që mos të zbatohet dënimi për vepra të lehta penale. Dënimi alternativ gjysëmliria i shqiptohet nga ana e gjykatës kryesit të veprës penale, atëherë kur shqiptohet dënimi me burg deri në një 1 vit. Gjykata në këtë rast mundet të urdhërojë ekzekutimin e dënimit në gjysëmliri për shkak të detyrimeve që ka personi i dënuar lidhur me punën, arsimimin profesional, përgjegjësit esenciale familjare apo nevojën për trajtim mjekësor ose trajtim rehabilitues. Urdhëri për punë me dobi shoqërore si dënim alternativ mund ta shqipton gjykata me pëlqimin e personit të dënuar. Personi i dënuar me të shqiptuar ky lloj i dënimit alternativ është i obliguar që të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë në periudhën kohore prej 30 deri në 240 orë pune. Gjykata mundet të shqiptojë edhe dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues. Për vepër të kryer penale gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për mbikqyerje nga shërbimi sprovues, poqëse ajo konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri ose përmbushja e kushteve të caktuara nga gjykata arrihet më mirë dhe më suksesshëm përmes mbikëqyrjes nga shërbimi sprovues. Të gjitha këto janë risi i Kodit të ri Penal të Kosovës, që kanë rëndësi të posaqme për sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe për kryesit e veprave të lehta penale.

Bibliografia

Literatura:

Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, Prishtinë

Kodi Penal I Republikës së Kosovës , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit kalendarik 2013.

Ligji i egzekutimit të sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

Gashi, Rexhep, Ekzekutimi i dënimeve alternative, Prishtinë 2013

Bajgora, Ali.: Disa karakteristika të kriminalitetit dhe të politikës ndëshkimore në Kosovë, Pristinë, 2001.

Clinton, Bill, (2004), My life, Knopf Doubleday Publishing Group, Washington.

Elezi, I. and Hysi, Vasilika (2001): Politika Kriminale, 2001 Tiranë,

Gashi, Rexhep: Ekzkutimi i dënimeve me burg në Shqipëri, 2001, Pristinë.

Halili, Ragip. : Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë, 1985 Prishtinë

Halili, Ragip: Sanksionet penale si masa të mbrojtjes shoqërore, Përparimi-9, 1973 Pristinë.

Halili, Ragip: Ekzekutimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, Përparimi-6, 1970 Pristina.

Kauffman, Kelsey, Prison officers and their world, Harvard University Press, 1998 London

Major General Volker Halbauer (2012), Kosovo Force, Key Facts and Figures, Brussels.

Omari, Luan (2002), State of Law, Tirana,

Ramadan, M.(2003): Penology and the system of execution of criminal sanctions, Novi sad-Beograd.

Sahiti, Ejup “E Drejta e Procedurës Penale”, 2005 Pristinë.

Salihi, Ismet, E Drejta Penale, 2003. Pristinë,

Salihi, Ismet: Juvenile Justice, 2005 Pristinë.

Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq, E drejta e procedurës penale me vështrim të posaçëm në procedurën penale të Kosovës, Prishtinë, 2007 Halili, Ragip, (2014), Penologjia, UP. Prishtinë, Fakulteti Juridik Hehir, Aidan. Ndërtimi i Krahinës Autonome. Teoria identifikuese dhe dështimi I UNMIK-ut. Paqëruajtja ndërkombëtare , Vol.13, Nr.2, f. 200-213 (qershor 2006) Hysi V. (2012) “Penolagjia” Tiranë, Shqipëri,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtëisë, faqja163. Instituti Kosovar Për Kërkime Dhe Zhvillime Të Politikave, Drejtësia tranzicionale në Kosovë, Prishtinë, qershor 2009



[1] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04&L-82, 2 prill 2012, neni ,Nr. 49 paraghrafi 1 dhe 2

[2] Po aty neni 50 dhe 51, paragrafi 1,2 , 3 dhe 4

[3] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, 2 prill 2012, neni 53, paragrafi 1

[4] [4] Halili, Ragip, (2014), Penologjia, UP. Prishtinë, f. 70

[5] Po aty f.71

[6] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, 2 prill 2012, neni 54,

[7] Po aty neni 61, paragrafi 1

[8] Të dënuarit në gjysëmliri, gjykata ia mundëson ekzekutimin e këtijë dënimi alternative në atë mënyrë që për çdo ditë mbrenda orëve të lejuara ( 4, 6, 8, apo 10 ) orë në ditë të qëndrojë në liri për të vazhduar kryerjen e punëve të caktuara, të cilat I ka kryar edhe para kryerjes së veprës penale, apo shkollimin e lënë, studimet apo aftësimin professional, apo udhoheqjen dhe kryerjen e përgjegjësive familjare(edukim I fëmive, përkujdesje ndaj familjes dhe kryerjen e punëve të tjera rreth ekonomisë familjare dhe qështjeve të tjera me randësi për familje).

[9] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, 2 prill 2012, neni 59,

[10] Po aty neni 61, paragrafi 3

[11] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, 2 prill 2012, neni 60, paragrafi 1

[12] Po aty, neni 60, paragrafi 2

[13] Po aty, neni 60, paragrafi 5 dhe 6

[14] Halili, Ragip, (2014), Penologjia, UP. Prishtinë, f. 72

[15] Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, 2 prill 2012, neni 59, paragrafi 1

[16] Halili, Ragip, (2014), Penologjia, UP. Prishtinë, f. 73

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.