• English
  • Shqip
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë

Dr.sc..Resmi Hoxha

Mob.nr: +377 44 169018

Email: info@avokatura.com

Resmi Hoxha,

Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8

10000 Prishtinë

Kosovo

Abstrakt

Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të zhvillimit dhe ndryshimeve shoqëroro-politike. Nga vitit 1945, kur Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë në ish shtetin Jugosllav janë zbatuar ligjet e shtetit Jugosllav. Me ndryshimet e sistemit Jugosllav Kosova në vitin 1974 fiton pavarësinë politike dhe bëhet pjesë e sistemi Federativ të Jugosllavisë.

Në këtë periudhë Kosova nxjerr ligjet e veta dhe në përputhje me ligjet ngre Institucionet e veta Korrektuese.

Kjo periudhë ishte shumë e frytshme dhe e suksesshme për Kosovën në çdo fushë, andaj edhe në krijimin e bazës juridike-legjislative për ekzekutimin e sanksioneve penale. Mirëpo në vitin 1989, kjo autonomi u suprimua dhunshëm nga Serbia dhe Kosova bëhet prapë pjesë e Serbisë dhe zbatohen ligjet serbe.

Në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Kosova fiton pavarësinë dhe fillon ngritja e Kosovës në çdo aspekt. Në vitin 2008, Kosova shpall pavarësinë dhe nxjerr Kushtetutën e vet. Në përputhje me kushtetutën nxirren shumë ligje të reja dhe disa ligje egsistuese plotësohen dhe ndryshohen.

Sanksionet penale burimin e vet e kanë në Kushtetutën e Kosovës[1], Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale,[2] Ligji i Ekzekutimit tc sanksioneve Penale[3], Kodi i Drejtësisë për të mitur[4], Rregullat e Brendshme të Shërbimit korrektues të Kosovës, udhëzimet administrative të Ministrisë së Drejtësisë, Rregullat ndërkombëtare të burgjeve, Rregullat Evropiane të Burgjeve si dhe aktet tjera ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të dhe lirive të njeriut. Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve tjera Mizore, Jonjerëzore e poshtëruese, ka gjete vendin e vet në Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejtën për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, çdo kujt i garanton mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.[5] Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejtën për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, çdo kujt i garanton mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.[6]

Kodi Penal është i rëndësisë së veçantë në fushën e drejtësisë, pasi përcakton veprat penale dënimet dhe masat që merren ndaj kryerësve të veprave të ndryshme penale.

Kodi i procedurës penale parasheh rolin e palëve, rolin e provave, veprimet fillestare hetuese, shqyrtimin fillestar dhe për herë të dytë të Akuzës, marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe alternativat tjera ndaj gjykimit, procedurën në shqyrtimin gjyqësor, si dhe mjetet juridike. Rendësi të veçantë ky kod ka në ata pjesë të dispozitave të tije të cilat rregullojnë zbatimin e paraburgimit, marrja dhe shpallja e aktgjykimit etj. Sipas ligji të ekzekutimit të sanksioneve penale bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale , sanksioneve kundërvajtëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm , si dhe aplikimi i masës së paraburgimit.[7]

Aktet nënligjore, si Udhëzimet administrative, Rregullat e brendshme të punës, Rendet shtëpiake, etj. në përputhje me ligjin, përcaktojë saktë mënyrën e punës në Institucionet korrektuese.

Keywords. Kosova, Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në republikën e Kosovës, Legjislacioni, Kushtetuta, faktori ndërkombëtar-UNMIK-

Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë

Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të zhvillimit dhe ndryshimeve shoqëroro-politike. Nga vitit 1945, kur Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë në ish shtetin Jugosllav janë zbatuar ligjet e shtetit Jugosllav. Kjo periudhë ka zgjatur gjerë në vitin 1974, kur Kosova fiton pavarësinë politike dhe bëhet pjesë e sistemi Federativ të Jugosllavisë. Në këtë periudhë Kosova nxjerr ligjet e veta dhe në përputhje me ligjet ngre Institucionet e veta Korrektuese. Kjo periudhë ishte shumë e frytshme dhe e suksesshme për Kosovën në çdo fushë, andaj edhe në atë të ekzekutimit të sanksioneve penale. Mirëpo në vitin 1989, kjo autonomi u suprimua dhunshëm nga Serbia dhe Kosova bëhet prapë pjesë e Serbisë dhe zbatohen ligjet serbe. Në këtë periudhë kohore Kosova filloi të refuzoj të gjitha urdhrat dhe detyrat nga Serbia, çka edhe shumë njerëz detyrohen të ikin, kurse një pjesë u dënua me dënime të gjatë dhe u torturuan dhe mall tretuan skajshmërisht. Në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Kosova fiton pavarësinë dhe fillon ngritja e Kosovës në çdo aspekt. Në vitin 2008, Kosova shpall pavarësinë dhe nxjerr Kushtetutën e vet. Në përputhje me kushtetutën nxirren shumë ligje të reja dhe disa ligje egsistuese plotësohen dhe ndryshohen. Zbatimi i sanksionet penale bëhet në bazë të hierkisë së akteve me të larte kushtetuese e ligjore të shtetit si dhe në bazë të akteve dhe normave ndërkombëtare. Sanksionet penale burimin e vet e kanë në Kushtetutën e Kosovës[8], Kodin Penal të republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale,[9] Ligji i Ekzekutimit tc sanksioneve Penale[10]Kodi i Drejtësisë për të mitur[11], Rregullat e Brendshme të Shërbimit korrektues të Kosovës, udhëzimet administrative të Ministrisë së Drejtësisë, Rregullat ndërkombëtare të burgjeve, Rregullat Evropiane të Burgjeve si dhe aktet tjera ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Privimi i lirisë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kushtetuta është akti me i lart i lart juridik i Republikës së Kosovës, andaj ligjet dhe aktet tjera juridike janë në pajtim me këtë Kushtetutë.[12] Një përgjigje të tillë e gjejmë kur lexojmë Kushtetutën e Republikës se Kosovës - neni 16 pika 1. Kushtetuta është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit , i cili rregullon marrëdhëniet mes shtetit dhe personave, organeve shtetërore mes tyre dhe madje edhe përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre. Legjislacion jo vetëm që duhet të mbështetet tek kushtetuta, por duhet të jetë në përputhje me të. Kushtetuta është një burim ose pikënisje dhe kornizë për ligjet e tjera të vendit.. Kushtetuta përcakton parimet dhe mekanizmat e përgjithshëm e të posaçëm të organizimit të shtetit. Ajo krijon institucionet e qeverisë duke ndarë pushtetet mes tyre në mënyrë që vënia e rregullit të fillojë që nga mekanizmat shtetërore. Zakonisht pushtetet që u jepen institucioneve shtetërore kufizohen dhe vendoset një mekanizëm ndër-kontrolli mes tyre duke ruajtur kështu balancimin e funksionimit normal të tyre. Për të mos u larguar nga pushteti gjyqësor, duhet thënë që një gjyqësor i pavarur, gjë e cila edhe kjo sigurohet nga Kushtetuta, është themelor për funksionin e shtetit ligjor. Për funksionim te shtetit ligjor kushtetuta e Republikës se Kosovës parasheh zbatimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjeve dhe instrumenteve Ndërkombëtare.[13] Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare garantohen edhe me këtë Kushtetutë. Konventat ndërkombëtare zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave , ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike[14]. Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve tjera Mizore, Jonjerëzore e poshtëruese, ka gjete vendin e vet në kushtetutën e Kosovës. Po ashtu si gjëja më esenciale për njeriun, E drejta për jetë, është pjesë e trajtimit kushtetues,[15] ku potencohet se secili individ gëzon të drejtën për jetë. Me rëndësi të veçantë është edhe ndalimi i dënimit me vdekje. [16] Kushtetuta garanton të drejtat e lirisë dhe sigurisë, prandaj askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente kur shpall personin fajtor dhe shqipton dënimin me burg, për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale. Vetëm në rastet kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore caktohet para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj.[17] Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Personi që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. që Çdo i dyshuar që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit. Ai i cili privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet. Personave që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Presidenti jep falje për sanksionet penale te shqiptuar ndaj individëve ne pajtim me ligjin e veçante për falje.

Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejtën për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, çdo kujt i garanton mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.[18] Kushtetuta kur flet për Parimin e Legalitetit dhe Proporcionali tetit në Rastet Penale, thekson se askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.[19] Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës, kurse ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
Në kapitullin e drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër , Kushtetuta e Kosovës siguron personi që ka kryer vepër penale nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.[20] Të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës janë të garantuara garantuara me Kushtetutë, por mund të kufizohen vetëm me ligj.[21]. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktu. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
Një nder kompetencat e Presidentit sipas kushtetutës është edhe shpallja e faljes individuale, në pajtim me ligjin për falje.[22]Kushtetuta është bazë dhe kornizë për hierarkinë e të vendit

Parimet e dënimit penal sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Pas Kushtetutës së republikës së Kosovës, Kodi Penal është i rëndësisë së veçantë në fushën e drejtësisë, pasi përcakton veprat penale dënimet dhe masat që merren ndaj kryersve të veprave të ndryshme penale.

Ky kod veprat penale dhe sanksionet penale i parasheh vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të Drejtën ndërkombëtare.[23] Në përcaktimin e dënimit penal për veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, Kodi Penal i Kosovës përfillë parimet, si :

· Parimi i ligjshmërisë,

· Parimi i humanizmit,

· Parimi i drejtësisë,

· Parimi i ligjshmërisë

Në përputhje me parimin e ligjshmërisë asnjë person nuk mund të dënohet për vepra penale nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.

Në caktimin e fajësisë dhe të dënimit të gjithë kryesit e veprave penale para ligjit janë të barabartë dhe përgjegjës. Caktimi i dënimit do të jetë i drejtë dhe në përputhje me peshën e fajësisë. Nga kjo shifet se Kodi Penal i Kosovës në caktimin e fajësisë dhe dënimit përfillë parimin e drejtësisë dhe atë të humanizmit.
Në parashikimin e veprave penale , masave si dhe në caktimin e dënimit penal, Kodi parasheh shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe në përputhje me të duke respektuar edhe të drejtat e njeriut përfillë parimin e proporcionali tetit, që do të thotë dënimi penal do ti caktohet personit në përputhje dhe në proporcionalitet të rrezikshmërisë që paraqet për mesin shoqërorë vepra e kryer penale.
Përkufizimi i veprave penale me këtë Kod përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejon interpretim sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale dhe dënimi penal përcaktohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, neni 4 parasheh sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, të cilat i shqiptohen kryerësve të veprave penale . [24]

Kodi i Procedurës Penale te Kosovës

Objekt themelor i procedurës penale është qështja penale[25]. Çështja penale është ngjarje reale , e cila me përmbajtjen e vet tregon një vepër penale konkrete dhe kryesin e saj, për të cilin zhvillohet procedura penale.[26] Pas përfundimit të luftës në Kosovë, sistemi i drejtësisë është ballafaquar me probleme dhe vështirësi të ndryshme. Pra vitit 1999, sipas kodit të procedurës penale të Jugosllavisë kishte një sistem inkuizitor të drejtësisë penale, ku hetimet zbatoheshin në bazë të kallëzimeve dhe dominoheshin nga Gjyqtari hetues. Mundësia dhe mjetet ishin te pakët për të hetuar krime të natyrës së rëndë penale, si që është krimi i organizuar.[27]

Misioni i Kombeve të bashkuara në Kosovë ( UNMIK ), në bashkëpunim me ekspert ndërkombëtar dhe vendor, në vitin 2003, hartuan dhe miratuan Kodin e përkohshëm të procedurës penale të Kosovës, me të cilin gjykata mbante disa nga kompetencat e saj hetuese, por që prokurori dhe mbrojtësi kishin role dukshëm më të gjëra.
Kodi i vitit 2003, u ndryshua dhe plotësua në vitin 2008, kishin disa mangësi, pasi parashihte më shumë burime gjyqësore se që ishte e nevojshme për garantimin e të drejtave të njeriut. Së dyti, kishte disa pjesë që pengonin hetimin e suksesshëm të krimeve të rënda . Së treti, të drejtat e njeriut për anëtarësim në BE parashihnin disa kushte bash kohore të cilat Kosova duhet të i zbatojë, por të cilat mungonin ose ishin të paqarta. Së katërti , kishte shumë raste kur Kodi duhej të qartësohej për të sqaruar procedurat.

Kodi i Procedurës Penale i vitit 2013, përfshinë garanci të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe njeh nevojat dhe kufizimet e Kosovës si dhe traditën juridiko-ligjore të saj. Ky kod i ri i Procedurës Penale parasheh ndryshime në strukturë si ndryshimin e Ligjit për Gjykata, heqjen e seancës për konfirmim, etj.

Kodi parasheh rolin e palëve, rolin e provave, veprimet fillestare hetuese, shqyrtimin fillestar dhe për herë të dytë të Akuzës, marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe alternativat tjera ndaj gjykimit , procedurën në shqyrtimin gjyqësor, si dhe mjetet juridike.
Rendësi të veçantë ky kod ka në ata pjesë të dispozitave të tije të cilat rregullojnë zbatimin e paraburgimit, marrja dhe shpallja e aktgjykimit etj.

Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale te Kosovës

Qëllimi i këtij ligji është ekzekutimi i sanksioneve penale , sanksioneve kundërvatëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm , si dhe aplikimi i masës së paraburgimit.[28]Fushëveprimi i këtij ligji ekzekutimi i sanksioneve penale . Sipas këtij ligji sanksione penale janë[29]:

- dënimet kryesore,

- dënimet alternative,

- dënimet plotësuese dhe

- vërejtja gjyqësore

Vlen të ceket se ekzekutimi i masave të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm kryhet në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqiptuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të mitur, Ligjin për kundërvajtje dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.[30] Qëllimi i ekzekutimit të sanksioneve penale sipas këtij ligji është risocializimi dhe ri integrimi i të dënuarve në shoqëri si dhe përgatitjen e tije për jetë. Ekzekutimi i sanksioneve penale siguron trajtim human, ekzekutohen në mënyrë të paanshme, duke respektuar plotësisht të drejtat e personit të dënuar, si dhe nxitjen e personit të dënuar në risocializim dhe re integrim në shoqëri. Me këtë ligj parashihet dërgimi i personave të dënuar në institucion korrektues si dhe pranimi i tyre, vendosja, ndarja , kontrollimet, ushqimi , aktivitetet, përkujdesja shëndetësore, vizitat, si dhe programi individual për risocializim dhe korrektim. Programi resocializuues përfshinë , vendosjen në sektorin adekuat, pjesëmarrjen në aktivitetet arsimore, në aftësim profesional, në aktivitete kulturore, sportive, në punë , lidhjet familjare dhe kontakti me botën e jashtme, pushimi në shtëpi, lirimi me kusht, lirimi i parakohshëm si dhe masat për lirim përfundimtar.[31] Sipas këtij Ligji, Ministri i Drejtësisë nxjerr aktin nënligjor – Rendin shtëpiak, me të cilin rregullohet organizimi dhe mënyra e jetës së personave të dënuar. Krahasuar me ligjin e mëparshëm të ekzekutimit të sanksioneve penale, shifet se mungojnë rregullat e Brendshme Institucionale, të cilat, janë nxjerrur nga Drejtoria e Shërbimit korrektues të Kosovës, e jo nga Ministri i Drejtësisë. Mendojmë se ministri duhet të nxerrë Udhëzime Administrative për të plotësuar dhe për ta bërë më të zbatueshëm këtë ligj, e asi të nxjerr Rend shtëpiak. Pas ligjit, duhet të vijnë udhëzimet administrative nga Ministri, Rregullat e Brendshme institucionale nga Drejtoria e Shërbimit korrektues të Kosovës dhe rendet shtëpiake institucionale, të cilat duhet të i nxjerrin Institucionet korrektuese në përputhje me Ligjin, Udhëzimet administrative dhe Rregullat e Brendshme. Ky ligj parasheh edhe benificonet e personave të dënua, si vizitat në institucion dhe jashtë institucionit, kalimin e kohës në lokalet e veçanta me bashkëshorten, bashkëshortin, pushimet jashtë institucionit korrektues [32]. Mendojë se pushimi në shtëpi, pushimi vjetor, nuk janë benificion por e drejtë ligjore si që është lirimi me kusht, lirimi i parakohshëm, falja dhe amnistia.

Akte nënligjore për ekzekutimin e sanksioneve penale në Kosovë

Duke qenë se Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve penale vetëm në parim rregullon kompetencat, përgjegjësitë, organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Korrektues, aktet nënligjore (rregulloret, udhëzimet administrative, rregullat e brendshme, rendet shtëpiak etj), përcaktojnë dhe kompletojnë infrastrukturën ligjore të Shërbimit korrektues të Kosovës.

Për nga numri dhe vëllimi si dhe pesha e tyre aktet e brendshme normative të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë mjaft voluminoze. Vetë ndjeshmëria e punës së këtij shërbimi dikton dhe kërkon krijimin e rregullave të shumta me qëllim të rregullimit të të gjitha segmenteve të punës në këtë shërbim.

Disiplina e kërkuar , hierarkikja e brendshme dhe vendimmarrës, përcaktimi i përgjegjësive të qarta të gjitha aktorëve të Shërbimit Korrektues, standardet e ndryshme teknike , shëndetësore, rregullat e komunikimit me botën e jashtme etj, kërkojnë infrastrukturë të plotë legjislative.

Udhëzimet administrative

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrur këto udhëzime administrative që i referohen Shërbimit Korrektues të Kosovës:

1. Udhëzim administrativ për pranimin dhe vendosjen e personave të burgosur në institucionet korrektuese

2. Udhëzim administrativ për ofrimi i shërbimeve mjekësore ne institucionet korrektuese

3. Udhëzim administrativ për veshmbathje dhe paraqitje te stafit të uni formuar te institucioneve te shërbimit korrektues të Kosovës

4. Udhëzim administrativ për ushqimin e te burgosurve në institucionet korrektuese

5. Udhëzim administrativ mbi llogaritjen e dënimeve dhe lirimin për personat e dënuar

6. Udhëzim administrativ për vizitat e të burgosurve

7. Rregullore e brendshme për menagjimin e parave private të burgosurve

8. Udhëzim administrativ për kushtet e punës dhe shpërblimi për punën e të burgosurve në institucionet korrektuese

9. Udhëzim administrativ për trajtimin e të burgosurve në institucionet korrektuese

10. Udhëzim administrativ për pushim jashtë institucionit korrektues

11. Udhëzim administrativ për pakot higjienike dhe pakot ushqimore

12. Udhëzim administrativ për korrespodenca

13. Udhëzim administrativ për kushtet e punës dhe kompensimi në rast të paaftësisë së shkaktuar në punë për të burgosurit.

14. Udhëzim administrativ i orarit të punës për personelin të Shërbimit korrektues të Kosovës

15. Orari i punës të stafit korrektues të uni formuar

16. Udhëzim administrativ për pushimet e personelit të Shërbimit korrektues të Kosovës

17. Udhëzim administrativ për procedurat e disiplinës

18. Udhëzim administrativ dosjet e personelit

19. Udhëzim administrativ për ndërprerjen e mardh enjës së punës për personelin e Shërbimit korrektues të Kosovës

20. Udhëzim administrativ mbi vlerësimin e kryerjes se punëve

21. Udhëzim administrativ për strukturën organizative të Shërbimit korrektues të Republikës së Kosovës

22. Udhëzim administrativ procedurat e mundësive të barabarta

23. Udhëzim administrativ procedurat për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave

24. Udhëzimin administrativ mbi periudhën provuese

25. Udhëzimi administrativ për procedurat e rekrutimit të stafit

27. Udhëzim administrativ për përshkrimin e detyrave të punës

28. Udhëzimi administrativ për kalimin e kohës në lokalet e veçanta të institucioneve korrektuese .

29. Udhëzimi administrativ për menagjimin zyrtarë të arkivit në Shërbimin korrektues të Kosovës

Rregulloret e Brendshme

Shërbimi Korrektues i Kosovës si përgjegjës për krijimin e sigurisë dhe funksionimin ligjor të Institucioneve Korrektuese ka nxjerrur këto Rregulla të Brendshme, që përfshijnë:

  • Qëllimi dhe domthënja e rregullave;
  • Fshehtësia e informacionit;
  • Shpërndarja dhe zbulimi I informacionit;
  • Ankesat dhe pakënaqësit e të burgosurve;
  • Udhëzimet e mediave;
  • Ushqimi i të burgosurve;
  • Pranimi i të burgosurve;
  • Menaxhimi i të burgosurve të kategorisë-rrezikshmëria e lart dhe shumë e lart;
  • Përcjellja e të burgosurve me siguri nga ana e Oficerëve të Shërbimit Korrektues;
  • Përdorimi i mjeteve të shtrëngimit ;
  • Procedurat e lirimit;
  • Transferimi i të burgosurve;
  • Numëri i të burgosurve;
  • Vdekja në burg;
  • Procedurat e kartelav telefonike;
  • Menaxhimi i të burgosurve me rrezikshmëri të lartë për arratisje;
  • Kontrollimi i zones rrethuese të sigurimit;
  • Kontrollimi i hyrje daljeve në burg;
  • Kontrollimi i automjeteve që hynë e dalin në burg;
  • Kontrollimi i çelësave (funksionimi I tyre);
  • Kontrollimi i veglave;
  • Kontrollimi – bastisjet e (të burgosurve dhe të vizitorëve);
  • Shkeljet disiplinore nga të burgosurit;
  • Shkeljet e ligjit nga të burgosurit ;
  • Ndarja e të burgosurit (dërgimi në vetmi);
  • Ndarja e të miturve;
  • Parandalimi I incidenteve të sigurisë
  • Përdorimi i forcës;
  • Përdorimi i armëve të zjarrit;
  • Administrimi I armëve të zjarrit;
  • Vizitat ;
  • Pushimi jashtë burgut;
  • Ofrimi i shërbimit mjekësor;
  • Konstatimi i gjendjes mjekësore dhe pëlqimi për trajtim mjekësor ;
  • Protesta me refuzim të ushqimit ;
  • Parandalimi I vetëvrasjes dhe vetëleëndimeve;
  • Përcjellja e të burgusurve në raste të jashtëzakonshme;
  • Rregullat e brendshme të punës së njësitit për transportin e të burgosurve;
  • Rregullat e brendshme të punës për përdorimin e armëve të zjarrit;
  • Kategorizimi I të burgosurve;
  • Tretmanet-Regjimet për të dënuar;
  • Tretmanet-Regjimet për të mitur;
  • Tretmanet-Regjimet për të paraburgosur;
  • Tretmanet-Regjimet për të femra të dënuara,

Rendi Shtëpiak i Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese

  • Rendi Shtëpiak për të burgosur në Qendrën Korrektuse për denime të gjata në Dubravë,
  • Rendi Shtëpiak për të mitur në Qendrën Korrektuse në Lipjan,
  • Rendi Shtëpiak për të paraburgosur në 06 Qendrën e Paraburgimit,

Procedurat e punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës

  • Procedura për dhënien e benificioneve personave të dënuar dhe të mitur;
  • Klasifikimi dhe Riklasfikimi i të dënuarve;
  • Koncepti I arsimimit të burgosurve ;
  • Koncepti I punësimit të burgosurve në Institucionet Korrektuse;
  • Zhvillimi I programeve për të dënuar dhe të mitur;
  • Trajnimet e stafit në të gjitha nivelet e Shërbimit Korrektues të Kosovës;
  • Destinimi I Institucioneve Korrektuse;
  • Planifikimi I dënimit për të burgosur ;
  • Procedura për pushim në shtëpi të burgosurve;
  • Procedura për arsimimin dhe edukimin e të miturve në Qendën Korrektuese në Lipjan;

Rregullat për Staf të Shërbimit Korrektues:

· Standardet e sjelljes Profesionale;

· Kodi I disciplines;

· Orari I punës së Personelit;

· Uniforma e Stafit Korrektues;

· Rregulloret për shërbyesit civil që zbatohen edhe për SHKK-së.

Bibliography

Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë

Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

Ligji i egzekutimit tc sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

Bajgora, Ali.: Some characteristics of crime and crime policy in Kosovo, Pristina, 2001.

Clinton, Bill, (2004), My life, Knopf Doubleday Publishing Group, Washington.

Dreshaj.Arben, (2010), “The role and importance of the correctional services in the social reintegration of offenders”, Litografia, Gjakove.

Elezi, I. and Hysi, Vasilika (2001): Criminal Policy, Tirana.

Gashi, Rexhep (2001). : Execution of jail sentence in Albania, Pristina.

Halili, Ragip (1985). : Criminal Sanctions according to Customary Law in Kosovo, Pristina.

Halili, Ragip (1973): Criminal sanctions as measures for social protection, Përparimi-9,Pristina.

Halili, Ragip (1970): The purpose and reason of sentence for the murder crime, Përparimi-6, Pristina.

Halili, R:Execution of criminal sanctions against juveniles, Përparimi-10, Pristina,1970.

Kauffman, Kelsey, (1998), Prison officers and their world, Harvard University Press, London

Major General Volker Halbauer (2012), Kosovo Force, Key Facts and Figures, Brussels.

Omari, Luan (2002), State of Law, Tirana,

Ramadan, M.(2003): Penology and the system of execution of criminal sanctions, Novi sad-Beograd.

Sadiku, Isuf, (2010), Execution of criminal sanctions in light of latest international documents, Papirus Print, Gjilan.

Sahiti, Enver (2005) “Criminal Procedure Law”, Pristina.

Salihi, Ismet, (2003). Criminal Law, Pristina,

Salihi, Ismet (2005): Juvenile Justice, Pristina.



[1] Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë

[2] Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

[3] Ligji i egzekutimit tc sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

[4] Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

[5] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

[6] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

[7] Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

[8] Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë

[9] Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinc, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

[10] Ligji i egzekutimit tc sanksioneve penale nr.04/L-149, 23 korrik 2013 Prishtine

[11] Kodi i drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës nr.03&L-193Prishtinë, 20 gusht 2010

[12] Kushtetuta e republikës së kosovës 2008, prishtinë, neni 16

[13] Kushtetuta e Republikës së Kosovës,2008 Prishtinë, neni 17

[14] Po aty, neni 22, Të drejtat dhe liritë themelore

[15] Po aty, neni 25, E drejta për jetë

[16] Po aty, neni 25 pika 2

[17] Po aty,neni 29 , pika 1.2

[18] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, Prishtinë , neni 31

[19] Po aty, neni 33

[20] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008, neni 34

[21] Po aty neni 55

[22] Ligji për falje Nr.03/L-101,12 dhjetor 2008

[23] Kodi Penal I Republikës së Kosovës , nr.04&L-082, prishtinë, 13 korrik 2012

[24] Kodi Penal I Republikcs sc Kosovcs , nr.04/L-082,Prishtinë, 13 korrik 2012,. I cili ligj ka hyrc nc fuqi me 1 janar tc vitit kalendarik 2013.

[25] Sahiti, E,; E Drejta e Procedurës Penale, f. 54, u shtyp në “Rominor” prishtinë, 2005

[26] Po aty f.54

[27] Kodi i Procedurës penale të Kosovës, nr. 04&L – 123, 13 dhjetopr 2012, Prishtinë, shpallur me dekretin nr. DL-057-2012, të datës 21.12.2012, nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

[28] Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

[29] Po aty , neni 2 pika 2 , f.1

[30] Po aty , neni 3 f.1

[31] Po aty, neni 55, p.2 f.15

[32] [32] Neni 93 f. 24 Ligji Nr. 04&L-149, Prishtinë, 29 korrik 2013, Shpallur me dekretin Nr. DL.035-2013, nga Presidentja e Republikës së Kosovë.

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.