• English
  • Shqip
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës

Mob.nr: +377 44 169018
Resmi Hoxha,
Sheshi Zahir Pajaziti, H-1 Nr.8
10000 Pristina
Kosovo

PËRMBAJTJA

ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT DHE INSTITUCIONEVE PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

1. ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT

1.1. Pas luftës së vitit 1945, në Kosovë u nxorën këto ligje

1.2.Legjislacioni gjatë vitit 1947 – 1948

1.3. Legjislacioni pas vitit 1974

1.4. Kodi penal i Kosovës

2. ZHVILLIMI I INSTITUCIONEVE PENALE

2.1. Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Korrektues nën administrimin e KFOR-it

2.2. Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Korrektues nën administrimin

e UNMIK-ut.

2.3. Kalimi i kompetencave nga UNMIK-u në Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë

së Kosovës

2.4. Pavarësimi i Shërbimit Korrektues dhe ngritja e

Institucioneve për ekzekutimin e sanksioneve penale

ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT DHE INSTITUCIONEVE PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të ndryshëm, të cilët u gjenden në shtetin e ashtuquajtur RSFJ – Jugosllavi.

Kosova pas vitit 1945, ishte nën juridiksionin e Republikës së Serbisë dhe të Jugosllavisë, andaj edhe infrastruktura legjislative dhe zhvillimi i institucioneve penale ishin nën ndikimin dhe mbikëqyrjen e Republikës së Serbisë.

1. ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT

1.1. Pas luftës së vitit 1945, në Kosovë u nxorën këto ligje:

· Ligji mbi luftimin e spekulimeve dhe sabotimeve ekonomike,

· Ligji mbi mbrojtjen e pasurisë popullore dhe qeverisjen e sajë,

· Ligji mbi veprat penale kundër popullit dhe shtetit, si dhe

· Ligji mbi llojet e dënimeve.

Për funksionimin e duhur të gjitha fushave në lëmin e zhvillimeve shoqëroe të asaj kohe, u pa se këto ligje nuk janë të mjaftueshme për një sistem të mirëfilltë ligjor. Kosova edhe pse ishte nën Republikën e Serbisë, u pa se është e nevojshme që të nxirren edhe një numër i konsiderueshëm ligjesh, për ta bërë funksionale sistemin ligjor dhe funksionimin e organeve të drejtësisë si të prokurorive njashtu edhe të gjykatave. Nxjerrja e ligjeve adekuate ishte domosdoshmëri për

funksionimin e sistemit ligjor ligjor në përgjithësi . Mu për këtë arsye në kosovë gjatë vitit 1947 dhe 1947 u nxorën një numër i konsiderueshëm i ligjeve.

1.2. Legjislacioni gjatë vitit 1947 – 1948

Kosova si pjesë e Republikën e Serbisë, nevojitej që të kishte infrastrukturë të duhur ligjore e cila do ti mundësonte një zhvillim të mirëfilltë shoqëror, ekonomik, kulturor , arsimor, si dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe atij të institucioneve penale.

Gjatë kësaj periudhe u nxorën një numër i konsiderueshëm i ligjeve, si:

· Me 4 dhjetor 1947, u nxor kodi penal-pjesa e përgjithshme dhe hyri në fuqi me 12 shkurt të vitit 1948.

Ky kod u përpilua në bazë të modelit rus dhe në praktikë kishte mangësi të mëdha, andal menjëherë u paraqitë nevoja për nxjerrjen e ligjeve tjera në lëmin penale. Kështu gjatë kësaj periudhe , pikërisht gjatë vitit 1948, në lëmin penale u nxorën edhe këto ligje:

· Ligji mbi veprat kundër detyrës zyrtare,

· Ligji mbi veprat penale ushtarake,

· Ligji mbi veprat kundër pasurisë së përgjithshme popullore dhe pasurisë së kooperativave dhe organizatave tjera shoqërore.

Sistemi legjislativ nuk ishte i konsoliduar në Republikat dhe Krahinat e Jugosllavisë, andaj ishte imperativi i kohës që shteti jugosllav në këtë drejtim të ndërmarr veprime konkrete në fushën legjislative penale .

Kuvendi i republikës Federative të Jugosllavisë me 27 dhjetor të vitit 1951, aprovon Kodin e tërësishëm. Me hyrjen në fuqi të këtij kodi pushuan së vepruari Kodi penal i vitit 1948, si dhe ligjet penale të posaçme që kanë qenë në fuqi gjerë më atëherë.

Përkundër legjislacionit ekzistues, regjimi serb ia kundërshtonte dhe reduktonte kosovës kompetencat në :

· Lëmin gjyqësore,

· Lëmin e legjislacionit, si dhe në

· Lëmin e policisë.

1.3. Legjislacioni pas vitit 1974

Kosova me kushtetutën e vitit 1974, në aspektin juridik u barazua në masë të konsiderueshme me republikat jugosllave. Kështu pas vitit 1974, të gjitha Republikat dhe Krahinat e Jugosllavisë nxorën ligjet e tyre, e të cilat hynë në fuqi me 1 korrik të vitit 1977. Në këtë kohë në Jugosllavi vepronin nëntë ( 9) ligje penale, ligjet penale të 6 republikave, të dy krahinave dhe ligji penal federative Jugosllav.

Që nga viti 1974 e këndej, situate në Kosovë kishte ndryshuar dukshëm, qka flet fakti se aplikimin e Ligjit Penal në Kosovë në gjyqësi, prokurori dhe polici e bënin 75% të punësuarit shqiptar. Regjimi serb duke vrejtur ketë përparim të Kosovës, filloi të ndjekë një politikë selective ndaj shqiptarëve dhe filloi ti kriminalizojë shqipëtarët. Ky kriminalizim u intensifikue pas demostratave të vitit 1981. Ky kriminalizim I shqiptarëve vazhdoi gjerë në pranverën e vitit 1989, kur edhe filloi lufta në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe u denuan politikish një numër I konsiderueshëm I të rinjëve shqiptar.

Në mars të vitit 1989, Ligji Penal I Kosovës u aborgue nga regjimi serb dhe në Kosovë u zbatonte Ligji Penal I Serbisë dhe ai I Jugosllavisë. Pas çlirimit u rikthye Ligji Penal I Kosovës dhe ai I Jugosllavisë.

1.4. Kodi penal i Kosovës

Ky kod ka filluar të punohët në shtator të vitit 1999, nga ekspert Kosovar. Në vitrin kalendarik 2000, krahjas kosovarëve kanë marrë pjesë edhe 32 ekspert ndërkombëtar. Në fillim të marsit të vitit 2003, është përgatitur version përfundimtar I kodit Penal të Kosovës. Ky kod u aprovua me 6 korrik të vitit 2003, nga përfqsuesi I OKB në Kosovë Mihail Shtajner.

Kodi ka hyrë në fuqi me 6 prill të vitit 2004.

Gjatë vitit 2011-2012, është bërë plotësimi dhe ndryshimi I kodit penal të Kosovës.

Kodi I ri Pwenal I Kosovës dhe Kodi I Procedurës Penale të Kosovës kanë hyrë në fuqi me 1 Janar të vitit 2013.

2. ZHVILLIMI I INSTITUCIONEVE PENALE

Statusin dhe pozitën e Institucioneve Penale e ka përcjellur fati i statusit politik dhe juridik i Kosovës në kuadër të ish Federatës jugosllave, e cila ka determinuar etapa të ndryshme të zhvillimit.

Periudha kohore 1945 -1974

Kosova në periudhën kohore 1945 -1953, nuk ka pasur institucionet e veta, por vetëm në stacionet policore kanë qenë dhoma të paraburgimit . Të gjithë të dënuarit shqiptar janë dërguar jashtë Kosovës . Nga viti 1953, funksionalizohën 2 Qendra të Paraburgimit, ajo në Prishtinë dhe në Mitrovicë, mirëpo prapë se prapë të dënuarit për vepra penale politike u dërgoheshin jashtë Kosovës.

Periudha kohore 1974 – 1990

Me ndryshimin e statusit juridik-politik të Kosovës dhe me nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës, ndryshon pozicioni i Kosovës, andaj sistemi i drejtësisë dhe ai i institucioneve penale fitojnë pavarësinë dhe fillojnë ngritjen e kapaciteteve të veta. Gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar 3 qendra të reja korrektues, si:

· Qendra Korrektuese për të mitur në Lipjan,

· Qendra Korrektuese për dënime të gjata në Dubravë, dhe

· Qendra Korrektuese për dënime të shkurta në Smrekonicë


Këto institucione kanë mundësuar një trajtim adekuat të të burgosurve në përputhje me veprën e kryer, kohëzgjatjen e dënimit si dhe moshën e tyre, duke iu ofruar të burgosurve të gjitha të drejtat dhe benificionet e tyre që janë paraparë me ligj dhe konventa ndërkombëtare.

Periudha kohore 1990 -1999

Tendencat e Serbisë ishin të vazhdueshme për rrënimin e autonomisë së Kosovë dhe Institucioneve që kishte krijuar Kosova. Kjo tendencë kulminacionin e arrin në vitin 1990, me miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Kosovës dhe me aplikimin e masave të jashtëzakonshme dhe të dhunshme në Kosovë. Këto masa ndërmerren edhe në Shërbimin korrektues të Kosovës – në institucionet penale, ku kemi trajtim çnjerëzor të burgosurve si dhe transferimin e tyre në institucionet penale në Serbi.

Periudha kohore 1999 – 2012

2.1. Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Korrektues nën administrimin e KFOR-it

Me fillimin e bombardimeve nga ana e forcave të NATO-s[1], menjëherë kanë filluar arrestime të reja dhe një numër shumë i madh i qytetarëve janë marrë pa kurrfarë arsyeje nga rruga dhe pa kurrfarë vendimi gjyqësor dhe janë vendosur në institucione korrektuese. Trajtimi i tyre ka qenë jo njerëzor dhe dëshmitarët flasin se ata kanë përjetuar tortura fizike, psikike dhe në 24 orë iu është dhënë vetëm një shujtë ditore sa për të mbijetuar. Disa nga ta në pamundësi për ta përballuar këtë gjendja kanë bërë vetëvrasje me varje dhe haptas kanë kërkuar nga Organet e regjimit që ma mirë do të ishte të ekzekutohen se sa të maltretohen në mënyrën më çnjerëzore. Vlen të ceket se një numër janë ekzekutuar vetëm pse kanë pyetur për një trajtim të tillë nga organet e regjimit mbikëqyrës.

Pas mbarimit të luftës Institucionet Korrektuese në Kosovë kanë qenë të dëmtuara nga aspekti i infrastrukturës dhe të gjitha aspektet tjera. Në këtë aspekt vlen të potencojmë se historia e sistemit penitenciar është pjesë e pandshme e historisë së përgjithshme të një shteti, andaj edhe Institucionet e Kosovës nuk bëjnë përjashtim[2]. Fillimisht me hyrjen e forcave të KFOR-it[3] në Kosovë, të gjitha Institucionet: Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese, kanë qenë nën administrimin dhe menaxhimin e KFOR-it. Ata fillimisht kanë bërë sigurimin fizik të institucioneve si dhe menaxhimin e tyre. Në këtë periudhë ka pasur ende staf të nacionalitetit serb të cilët kanë qenë duke punuar në Institucionet Korrektuese, dhe atyre KFOR-i u ka mundësuar që të tërhiqen dhe të shkojnë në Serbi.

2.2. Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Korrektues nën administrimin e UNMIK-ut.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar në nëntor të vitit 1999 nga UNMIK[4]-u në kuadër të shtyllës së parë të drejtësisë si përgjegjësi e rezervuar e PSSP[5] dhe në mbështetje të stafit vendor ka filluar punën menjëherë në nëntor të vitit 1999[6].

SHKK-së ka trashëguar një gjendje të infrastrukturës jo funksionale mirëpo është konsoliduar dhe është bërë funksionale duke plotësuar nevojat e Kosovës për mbajtjen e paraburgimit dhe të dënimeve. Që nga fillimi duke ndryshuar pozitivisht deri në këtë fazë ku janë arritur përparime të dukshme në infrastrukturë dhe ngritjen e nivelit të cilësisë së punës. SHKK-së fillimisht ka hapur dhe e ka funksionalizuar Qendrën e Paraburgimit në Prizren për të vazhduar me konsolidimin e infrastrukturës së Institucioneve korrektuese në: Dubravë, Gjilan, Lipjan, Pejë, Mitrovicë, e pastaj në të gjitha Qendrat e tjera të Kosovës[7].

SHKK-ja nën monitorim ndërkombëtar ka rekrutuar vazhdimisht staf korrektues vendor për të i plotësuar nevojat e funksionimit te këtij shërbimi[8], i cili nën këto kondita është ballafaquar me shumë sfida duke mos anashkaluar edhe aspektet e subkulturës së punës në burgje[9]. Shërbimi Korrektues i Kosovës është ndërtuar në bazë te kritereve dhe standardeve ndërkombëtare, ngjashëm me sistemet me te avancuara korrektuese në Europë, pasi stafi ndërkombëtar ka sjellur praktikat me të mira nga shtetet e tyre. Që nga themelimi i saj, SHKK-ja është pjesë e zhvillimeve të përgjithshme të rrethanave në Kosovën e pasluftës e cila ka kaluar nëpër sfida dhe vështirësi të ndryshme gjatë gjithë fazës së tranzicionit.

Baza ligjore për punën në Institucionet Korrektuese aplikueshme ishte :Rregullorja e UNMIK-ut 1999/24 , e cila e beri te aplikueshëm Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale te vitit 1977. Po ashtu te aplikueshme për punën e SHKK-së ishin edhe rregullat evropiane te burgjeve si dhe standardet ndërkombëtare te cilat aplikoheshin drejtpërsëdrejti në Institucionet Korrektuese. Në vitin 2001, u plotësua infrastruktura ligjore[10], duke vërë një bazë më të qartë në mes të IPVQ[11] dhe UNMIK-ut , megjithatë zhvillimi i SHKK-së edhe me tej mbetet nen përgjegjësi te rezervuar te PSSP, përkatësisht nen divizionin e menaxhimit penal të Departamentit te Drejtësisë. Gjatë periudhës kur SHKK-ë ishte nën përgjegjësi të rezervuar vazhduan përpjekjet e stafit vendor për t’i ngritur kapacitetet profesionale dhe menaxhuese dhe për t’u përgatitur për marrjen e kompetencave dhe përgjegjësive nga ndërkombëtaret të cilët deri në atë kohë menaxhonin SHKK-në.

2.3. Kalimi i kompetencave nga UNMIK-u në Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës

Periudha e tretë fillon me kalimin e kompetencave nga UNMIK-u në Qeverinë e Kosovës[12]. Në vitin 2005- me rregullore të UNMIK-ut, nr; 2005/53 u vu baza ligjore për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe u përcaktuan kompetencat fillestare dhe ne mars të vitit 2006 filloj punën Ministria e Drejtësisë. Ne fazën e mëvonshme ne vitin 2006, me rregullore të UNMIK-ut 2006/26, 27 prill 2006, përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë u zgjeruan për të përfshirë edhe kompetencat mbi Shërbimin Korrektues duke përjashtuar komandën për situatat emergjente në Qendrën Korrektuese në Dubravë deri në përfundim të misionit ekzekutiv të UNMIK-ut. Pas kësaj faze në SHKK-së është rekrutuar menaxhmenti tërësisht i ri nga stafi vendor dhe është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga UNMIK-u, nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo periudhë e kalimit kompetencave ka zgjatur gjerë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe e njëjta ka qenë me interes të veçantë për vazhdimsinë e punës profesionale të institucioneve korrektuese[13].

2.4. Pavarësimi i Shërbimit Korrektues dhe ngritja e Institucioneve për ekzekutimin e sanksioneve penale

Me Shpalljen e pavarësisë së Kosovës[14] dhe me Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës[15], të gjitha Kompetencat në fushën e sistemit të drejtësisë dhe atë të Shërbimit Korrektues kalojnë në menaxhim të institucioneve vendore dhe nën menaxhim dhe mbikëqyrje të Ministrisë së Drejtësisë.

Funksionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë përcaktuar me: Kushtetutën e Republikës së Kosovës; Kodin penal i Kosovës; Ligji mbi ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Ligji penal për të mitur; Ligji për falje[16]; Aktet nënligjore të Ministrisë së Drejtësisë[17]; Konventat ndërkombëtare dhe me Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut. Bazuar në këto dispozita të lartcekura, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërtuar këto funksione: Organizimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe me burgim afatgjate; Organizimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e burgimit të të miturve dhe masave edukativo korrektuese; Organizimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e masës se paraburgimit; Organizimi i programeve që ndikojnë në korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve, përgatitjen e tyre për lirim dhe lehtësimin ne integrimin e tyre ne familje dhe shoqëri[18]; Rekrutimi, trajnimi dhe vlerësimi i personelit të Shërbimit Korrektues; Përpilimi i analizave, statistikave dhe informatave mbi Shërbimin Korrektues; Ndërmarrja e masave të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e të dhënave që kanë të bëjnë me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

BIBLIOGRAFIA

· Bajgora, Ali.: Disa karakteristika të kriminalitetit dhe të politikës ndëshkimore në Kosovë, Prishtinë, 2001.

· Elezi, I. Dhe Hysi, Vasilika : Politika penale Tiranë, 2001.

· Gashi, R. :Egzekutimi i dënimit me burgim në Shqipëri, Prishtinë, 2001.

· Halili, R:Qëllimi dhe arsyeja e dënimit për krimin e vrasjes, Përparimi-6, Prishtinë, 1970.

· Halili, R:Ekzekutimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, Përparimi-10, Prishtinë,1970.

· Halili, R: Sanksionet penale si masa të mbrojtjes shoqërore, Përparimi-9, Prishtinë, 1973.

· Halili, R. : Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në kosovë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të KSA të Kosovës, Prishtinë, 1985.

· Omari, L. :Shteti i së drejtës, Tiranë, 2002.

· Ramadan, M.: Penologija i sistem izvrsenja krivicnih sankcija, Novi sad-Beograd, 2003.

· Sahiti, E.: E drejta e Procedurës Penale, prishtinë, 2005.

· Salihi, I. : E drejta Penale, Prishtinë, 2003,

· Salihi, I. : E drejta Penale për të mitur, Prishtinë, 2005.

·

Phd. Resmi Shyqyri Hoxha, i lindur me 01.10.1953, në Prizren, Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e ka kryar në Prizren, Fakultetin Filozofik në Univerzitetin e Prishtinës në Prishtinë, e ka krzar me 1980, kurse Magjistraturën në drejtimin e Jurisprudencës e kam kryar në Universitetin Internacional të Strugës në Strugë - Republika e Maqedonisë në vitin 2011 . Tema : Organizimi dhe Funkcionimi i Shërbimit Korrektuers të Kosovës 1999 – 2010. Nga viti 2013 gjendem në studimet doktorale në Shkollën Doktorale në Universitetin Evropian të Tiranës , ku ka kryar të gjitha provimet dhe tani pritet mbrojtjka e Doktoratës. Në shtator të vitit 1979 kam fillur të punojë në Gjimnazin e Prizrenit si professor në lëndët Psikologjisë dhe Sociologjisë, kurse me 1980, kam kaluar në Qendrën e Arsmit të Mesëm në Lipjan. Në vitin 1984 kam kaluar të punojë në Sekretariatin Krahinor të Judikaturës në Prishtinë dhe pastaj jam dërguar nga këtu, në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan. Pas luftës në Kosovë, kah fundi i vitit 1999, kam punuar në Depertamentin për Drejtësi në kuadër të UNMIK-ut, si staf profesinal lokal. Në kaudër të departamentit të Drejtësisë ka qenë Udheqës për regrutimin dhe trajnimin e stafit në Departamentin e Drejtësisë dhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në vitin 2006 jamë zgjedhur Komesar – Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në këtë pozitë ka qendruar gjerë në Shtator të vitit 2013. Tani gjendet në postin e Udhëheqësit për trajnimin e kuadrove në Ministrinë e Drejtësisë.

Publikimet dhe konferencat

1. “Sanksionet penale me karakter institucional në Kosovë, Resmi Hoxha”, Prishtinë 1988,

2. “Specifikat e tretmanit për të gjykuar me dënime të shkurta në Kosovë,”Resmi Hoxha, Beograd 2007

3. “Zhvillimi i legjislacionit në dhe institucioneve penale në Kosovë”, Resmi Hoxha, Tiranë 2012,

4. “Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitar të mbrojtur”Resmi Hoxha, Romë 2013

5. “Zhvillimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës gjerë në vitin 2013”, Resmi Hoxha, Bukuresht 2014

Pjesmarrja në Konferenca

1. Konferenca e Penologëve të Jugosllavisë, Ljublanë, 1986,

2. Konferenca e Penologëve të Jugosllavisë, Prishtinë, 1988,

3. Konferenca në Republikën e Shqipërisë, Tiranës , në Tiranë 2012

4. Konferenca e Italisë, Romë 2013

5. Konferenca e Rumanisë, Bukuresht 2014



[1] Per me teper shih, Bill Clinton, (2004), Jeta ime, Knopf Doubleday Publishing Group, Washington.

[2] Sadiku, Isuf, (2010), Ekzekutimi i sanksioneve penale në dritën e akteve më të reja ndërkombëtare, Papirus Print, Gjilan.

[3] Major General Volker Halbauer (2012), Kosovo Force, Key Facts and Figures, Bruxel.

[4] Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove.

[5] PSSP është shkurtesë për titullin "përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara".

[6] Per me teper shih, Ministria e Drejtesise se Kosoves. http://www.md-ks.org/?page=1,62

[7] Po aty

[8] Po aty

[9] Kauffman, Kelsey, (1998), Prison officers and their world, Harward University Press, London.

[10] Korniza kushtetuese e Kosovës e miratuar nga PSSP-ja.

[11] Institucionet e Pavarura të Vetëqeverisjes në Kosovë.

[12] Në muajin qershor 2006 është realizuar kalimi i kompetencave nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut në Ministrinë e Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës.

[13] Dreshaj.Arben, (2010), Roli dhe rendesia e institucioneve korrektuese ne risocializimin e personave te denuar, Litografia, Gjakovë.

[14] Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt 2008.

[15] Kushtetuta e Republikes se Kosoves ka hyre ne fuqi me date 15 qershor 2008.

[16] Per me teper shiko:Dreshaj.Arben, (2010), Roli dhe rendesia e institucioneve korrektuese ne risocializimin e personave te denuar, Litografia, Gjakovë.

[17] Përfshijnë: Udhëzimet Administrative, Rregulloret e punës, rregullat e brendshme dhe rendi shtëpiak.

[18] Dreshaj, Arben, (2010), Roli dhe rendesia e institucioneve korrektuese ne risocializimin e personave te denuar, Litografia, Gjakovë.

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.