• English
  • Shqip
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur

Dr.sc.Resmi Hoxha

Mob.nr: +377 44 169018

Email: info@avokatura.com

Romë, Qershor 2013

I. HYRJE

Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet ndërkombëtare duke pasur çdo herë kujdes ne ruajtjen dhe sigurinë e tyre. Prioritet institucional lidhur me trajtimin e kësaj kategorie te burgosurve dëshmitare të mbrojtur është siguria e tyre.

Si kategori e veçante e të dënuarve, siguria e tyre çdoherë është e cenuar dhe e rrezikuar nga faktorët e ndryshëm mu për faktin se ata janë dëshmitare të një dukurie, vepre penale te rende e cila ka rendësi te posaçme për organet e drejtësisë për marrjen e vendimit adekuat.

Shërbimi korrektues i Republikës së Kosovës në përputhje me infrastrukturën ligjore ka krijuar institucione adekuate për ruajtjen, sigurinë dhe trajtimin e te burgosurve te gjitha kategorive, si: te paraburgosur, te dënuar me dënime te plotfuqishme, te dënuar me rrezikshmëri te larte, te miturve dhe ne veçanta sigurinë dhe trajtimin e te dënuarve dëshmitare te mbrojtur.

Ne trajtimin institucional te kësaj kategorie te te burgosurve dhe ne bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar shërbimi korrektues i Republikës se Kosovës ne këto dy vite ka dëshmuar se është i gatshëm te ballafaqohet me trajtimin adekuat te kësaj kategorie te te burgosurve dhe sigurinë e tyre, duke i përmbushur kriteret dhe standardet ndërkombëtare si dhe ligjet ne fuqi.

Keywords. I burgosuri dëshmitar i mbrojtur, Siguria, Trajtimi, Standardet ndërkombëtare dhe infrastruktura ligjore.

II. ZHVILLIM

I burgosuri dëshmitar i mbrojtur

Me fillimin e bombardimeve nga ana e forcave të NATO-s[1], menjëherë kanë filluar arrestime të reja dhe një numër shumë i madh i qytetarëve janë marrë pa kurrfarë arsyeje nga rruga dhe pa kurrfarë vendimi gjyqësor dhe janë vendosur në institucione korrektuese. Trajtimi i tyre ka qenë jo njerëzor dhe dëshmitarët flasin se ata kanë përjetuar tortura fizike, psikike dhe në 24 orë iu është dhënë vetëm një shujtë ditore sa për të mbijetuar. Disa nga ta në pamundësi për ta përballuar këtë gjendja kanë bërë vetëvrasje me varje dhe haptas kanë kërkuar nga Organet e regjimit që ma mirë do të ishte të ekzekutohen se sa të maltretohen në mënyrën më çnjerëzore. Vlen të ceket se një numër janë ekzekutuar vetëm pse kanë pyetur për një trajtim të tillë nga organet e regjimit mbikëqyrës.

Pas mbarimit të luftës Institucionet Korrektuese në Kosovë kanë qenë të dëmtuara nga aspekti i infrastrukturës dhe të gjitha aspektet tjera. Në këtë aspekt vlen të potencojmë se historia e sistemit penitenciar është pjesë e pandshme e historisë së përgjithshme të një shteti, andaj edhe Institucionet e Kosovës nuk bëjnë përjashtim[2]. Fillimisht me hyrjen e forcave të KFOR-it[3] në Kosovë, të gjitha Institucionet: Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese, kanë qenë nën administrimin dhe menaxhimin e KFOR-it. Ata fillimisht kanë bërë sigurimin fizik të institucioneve si dhe menaxhimin e tyre. Në këtë periudhë ka pasur ende staf të nacionalitetit serb të cilët kanë qenë duke punuar në Institucionet Korrektuese, dhe atyre KFOR-i u ka mundësuar që të tërhiqen dhe të shkojnë në Serbi.

Siguria dhe Trajtimi i të burgosurve në periudhën

Administrimit nga UNMIK-ut.

Institucionet Korrektuese të Kosovës kanë filluar të funksionalizohen kah fundi i vitit 1999 nga UNMIK[4]-u, në kuadër të shtyllës së parë të drejtësisë si përgjegjësi e rezervuar e PSSP[5] dhe në mbështetje të stafit vendor fillimisht ka filluar punën në nëntor 1999 Qendra e Paraburgimit në Prizren [6].

Pas Luftës është trashëguar një gjendje jo funksionale, infrastrukturë e rrënuar, mirëpo me ndihmën re faktorit ndërkombëtar Institucionet janë konsoliduar dhe janë bërë funksionale duke plotësuar nevojat e Kosovës për mbajtjen e personave të paraburgosur dhe të atyre të dënuar. Që nga fillimi, duke ndryshuar pozitivisht deri në këtë fazë ku janë arritur përparime të dukshme në infrastrukturë dhe ngritjen e nivelit të cilësisë së punës, është hapur dhe funkcionalizuar Qendra e Paraburgimit në Prizren për të vazhduar me konsolidimin e infrastrukturës së Institucioneve korrektuese në: Dubravë, Gjilan, Lipjan, Pejë, Mitrovicë, e pastaj në të gjitha Qendrat e tjera të Kosovës[7].

Shërbimi Korrektues i Kosovës nën monitorim ndërkombëtar ka rekrutuar vazhdimisht staf korrektues vendor për të i plotësuar nevojat e funksionimit te këtij shërbimi[8], i cili nën këto kondita është ballafaquar me shumë sfida duke mos anashkaluar edhe aspektet e subkulturës së punës në Qendra të Paraburgimit dhe Qendra Korrektuese[9]. Ky shërbim është ndërtuar në bazë te kritereve dhe standardeve ndërkombëtare, ngjajshëm me sistemet më te avancuara korrektuese në Evropë, pasi stafi ndërkombëtar ka sjell praktikat me të mira nga shtetet e tyre. Institucionet e Kosovës për prioritet kishin sigurimin e vendeve për të burgosur , pra vendosjen e personave të paraburgosur dhe të denuar. Në këtë periudhë ne nuk ishim të gatshëm që të ballafaqohemi me të dënuar dëshmitar të mbrojtur, pasi na mungonte infrastruktura ligjore si dhe objekti për të vendosur një kategori të tillë të burgosurve. Poashtu nuk kishim asë Burg të sigurisë së lartë, por në një objekt të modifikuar kemi vendosur të burgosurit me rreziklshmëri të lartë , ku si pasojë e kësaj kemi patur 3 herë ikje të burgosurve nga institucioni.

Baza ligjore për punën në Institucionet Korrektuese e aplikueshme ishte :Rregullorja e UNMIK-ut 1999/24 , e cila e beri te aplikueshëm Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale te vitit 1977. Po ashtu te aplikueshme për punë ishin edhe rregullat evropiane te burgjeve si dhe standardet ndërkombëtare te cilat aplikoheshin drejtpërsëdrejti në Institucionet Korrektuese.

Por vlen të cekët se për të dënuarit dëshmitar të mbrojtur nevojuitej një Ligj i mirfillt, i cili do të përcaktonte normat dhe standardet për sigurimin dhe trajtimin e kësaj kategorie të burgosurve.

Siguria dhe Trajtimi i të burgosurve Dëshmitar të mbrojtur nën administriimin e Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës

Me kalimin e kompetencave nga UNMIK-u në Qeverinë e Kosovës[10]. Në qershor të vitit 2005, me rregullore të UNMIK-ut, nr; 2005/53 u vu baza ligjore për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe u përcaktuan kompetencat fillestare dhe ne mars të vitit 2006 filloj punën Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj faze në Shërbimin Korrektues të Kosovës është rekrutuar menaxhmenti tërësisht i ri nga stafi vendor dhe është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga UNMIK-u, nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo periudhë e kalimit kompetencave ka zgjatur gjerë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe e njëjta ka qenë me interes të veçantë për vazhdimsinë e punës profesionale të institucioneve korrektuese[11].

Gjatë kësaj Periudhe u vërejtën dobësit në menagjimin e të burgosurve me rrezikshmëri shumë të lartë si dhe të burgosurva dëshmitarv të mbrojtur.

Kosova nuk kishte Burg të sigurisë së lartë dhe as Burg për dëshmitar të dënuar të mbrojtur, qka e bënte të vështirë menagjimin e kësaj kategorie të burgosurve.

Kështu u ngrit fillimisht Burgu për dëshmitar të mbrojtur në vitin 2009, e që u vu në funkcion në vitin 2011, si dhe filloi me u ndërtua Burgu i sigurisë së lartë në vitin 2012, dhe pritet tani të hyjë në funkcion në tetor të këtij viti 2013.

Siguria dhe Trajtimi të burgosurve dëshmitar të mbrojtur

Me ndërtimin e Burgut për dëshmitar të dënuar të mbrojtur u krijuan kushtet që kjo kategori e të burgosurve të vendoset në Institucion adekuat ku niveli i sigurisë dhe trajtimi i tyre ishte në përputhje me nevojat, ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Njësia për mbrojtjën e dëshmitarëve është hapur në Korrik 2011. Aty që nga fillimi I Tetorit 2011 gjenden të vendosur të burgosur dëshmitar të mbrojtur

Vendosja , mbajtja dhe siguria e kësajë kategorie të burgosurve ,ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave, opinionit të gjërë si dhe faktorëve tjerë. Kjo qështje na ka mobilizuar që në këtë Institucion me rëndësi të vacant,të ngritet niveli i sigurisë, të ngritet niveli professional i punës së stafit, të kemi nji istalim të teknikës modern për sigurin teknike të dëshmitare, dhe krahas sigurisë fizike që ofron burgu , të jemi më professional në realizimin e misionit tone në menagjimin e kësaj kategiorie të burgosurve. Situata e tanshime kërkon vëmendjen e dhe kujdes permanent si nga stafi professional që punon njashtu edhe nga Organet shtetroe, Qeveria, Ministria e Drejtësisë, duhet të bëjnë shumë më tepër,. në mënyrë që ky Institucion të arrijë të përmbush qëllimin e tijë kryesor, e që është “ të mundësoj një ambient të sigurt dhe të parrezikshëm për ata të burgosur që hyjn në programin për mrojtjën e dëshmitarëve .

Krijimi i kushteve për trajtimin e kësaj kategorie të burgosurve ka motivue edhe të tjerët që për vepra të ndrysghme kriminale të dëshmojnë edhe përkundër faktit që ata kanë qenë pjesëmarrës në kryerje të veprës. Kjo po ndikon dukshëm në krijimin e opiniont te qytetearët se asgjë nuk mbetet e pa zbuluar dhe se është ngritur vetëdisimi për ta denoncuar krimin në përgjithësi.

Gjerë më tani në punën tone me këtë kategori të burgosurve jemi ballafaquar me sfida dhe problem, por me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar-EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe organeve tjera të sigurisë dhe Drejtësisë në Kosovë, ne ia kemi arritur që të menaxhojmë mire .

Në suaza të Ligjit dhe akteve tjera nënligjore kemi përcaktuar mënyrën e bashkëpunimit profesional mes Shërbimit Korrektues të Kosovës-Burgut për dëshmiotar të dënuar të mbrojtur dhe Policisë së Kosovë.

Ne bëjmë transportimin e të dënuarve dëshmitar të mbrojtur, por Policia e Kosovës është ajom e cila bën sigurimin e transportit, rrugës dhe Institucionit ku dërgohet për dëgjim, marrje në pyetje, apo gjykim. Një bashkëpunim i tillë po na ndimon që most ë kemi problem në sigurinë e të dënuarve dëshmitar të mbrojtur. Poashtu krijmi i kushteve adekuate, trajtimi shëndetsor në institucion, ushqimi, aktivitetet, vizitat e lira etj. Na kanë bërë më të sigur punon tone me këtë kateguri të burgosurve.

Në gjendjën e tanishme ka nevojë për mbështetje të mëtutjshme nga Organet kompetente dhe Ministria e Drejtësisë, për të ngritur kapacitetin dhe efektivitetin e saj në mbrojtjën e të burgosurve në këtë program. Ky program po kërkon mjetet të konsiderueshme financiare dhe shifet se në të ardhmën do të ketë nevojë për shpenzime të mëdha e që kërkon një linjë buxhetore të vazhdueshme dhe stabile për të ngritur edhe më shumë nivelin e sigurisë dhe për një trajtim adekuat të kësaj kategorie të burgosurve me qëllim të plotësimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare. Duhet të pranohet fakti që ky Institucion po i kushton mjaft Kosovës dhe duhet siguruar që në të ardhmen të ketë fond të mjaftueshëm dhe stabil financiar .Qëndrueshmëria financiare do të kontribuoj në perceptimin real të punës nga stafi dhe të tjerët dhe do të jetë në mbështetje të sigurisë së kësaj kategorie të burgosurve si dhe sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

Të gjithë faktorët flasin se numri I të burgosurve që do të hyjnë në këtë program të trajtimit do të rritet gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, gjë që e bënë të domosdoshme dhe urgjente nevojën e rishikimit të buxhetit si dhe rritjen e kapaciteteve humane.

Problemt dhe vështërsitë

Gjatë menagjimit dhe punës me këtë kategori të burgosurve po hasim në probleme dhe vështërsi, të cilat kërkojë një qasje më profesionale dhe përkrahje e mbështje permanente nga organet kompetente shtetëroe.

Ne po na mungojnë:

· Praktikat me të mira ndërkombëtare lidhur me trajtimin dhe sigurimin e kësaj kategorie të burgosurve,

· Mungesa e standardeve të harmonizuara në sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve,

· Njësia ende e pa kompletuar dhe stabilizuar ,

· Mbështeteje jo e mjaftueshme financiare, për punë të suksesshme ,

· Mungesa e paisjeve të specializuara,

· Mungesa e trajnimeve adekuate për stafin i cili punon me këtë kategori,

Për mbrojtjen e dëshmitarëve , përgjegjësinë e kanë shtetet nacionale, por nevojitet edhe një qasje dhe bashkëpunim regjional, me qëllim të shkëmbimit të praktikave dhe sigurimit të pavarësisë financiare të njësive për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ne gjatë kësaj periudhe 2 vjeqare u ballafaquem edhe me tentativat e grupeve të jashtme për të eliminuar apo marrur të burgosurit dëshmitar të mbrojtur.

Në këto dy raste ne me vështërsi ia dolëm që të sigurojmë dëshmitarët dhe mos të lejojm marrjen e tyre nga grupet e interesave të ndryshme kriminale. Kësaj ia kemi dalur duke falënderuar edhe intervenimin e Njësisë speciale të policisë së Kosovës , e cila me kohë dhe në momentin e duhur ka reaguar.

Përkundër kësaj ne jemi të vetishëm se tentativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, por na nevojitet që të trajnojmë stafin , të përvetësojmë praktikat ma të mira të shteteve me përvojë dhe të kemi infrastrukturë të duhur ligjore dhe atë të akteve nënligjore që do të mbulojë çdo element të punës dhe veprimit të njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Infrastruktura ligjore dhe standardet ndërkombëtare

Ligji nr. 04/L-015 Ligji për Mbrojtjen e dëshmitarëve, bazuar në Nenin 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. E miratuar nga Parlamenti I Kosovës me 29 Korrik 2011. Shpallur më dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës me 12 Gusht 2011, Neni 5 par. 1-3 dhe Neni 14.

III. PËRFUNDIM

Sigurimi i buxhetit për financim të rregull si dhe sigurimi i mjeteve financiare plotësuese për punë jashtë orarit dhe për punë shtesë në raste të ndryshme është më se i domosdoshëm për një funksionim dhe menaxhim të mirë. Planifikimin e një fondi emergjent për ti mbuluar shpenzimet shtesë që po nevojitën për për këtë Institucion,

janë nevojë e domosdoshme për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe kërkesat e shtuara për transportim dhe përcjellje. Është përcaktuar struktura e stafit, varësisht nga

vendi i punës në Burgun për Mbrojtën e Dëshmitarëve, në 24 orë, ku janë gjithsejtë 53 staf për punë në ndërrime dhe gjatë festave. Tani është paraqitur nevojë e shtimit të stafit në transportimin e dëshmitarëve të dënuar të mbrojtur, çka paraqet edhe nevojën për mjete financiare shtesë. Natyra e punës me këtë kategori të burgosurve na shty të mendojmë edhe për mjete të transportit më të përsosura nga aspekti teknik dhe nga aspekti i sigurisë. Për një punë të suksesshme ne kemi trajnimet permanente të stafit, por tani shifet se ka nevojë për trajnime specifike të stafit në fushën e transportimit, shëndetësisë, programeve trajtuese etj. Puna profesionale në Burgun për dëshmitar të dënuar të mbrojtut na ka imponuar se në këtë institucion duhet të kemi edhe staf

mjekësor dedikuar vetëm kësaj kategorie të burgosurve. Pas dy vite pune shihet se sistemi

teknik i sigurisë funksionon mirë duke përfshirë sistemin e vëzhgimit përmes kamerave, sistemin e sinjalizimit si dhe atë të alarmimit. Përkundër bashkëpunimit të mirë me të

gjitha organet relevante, shihet se duhet të ekzistojë një bashkëpunim më i ngushtë dhe profesional i stafit të këtij Institucioni me organet e drejtësisë dhe të sigurisë, me qëllim të ndarjes së informatave të ndjeshme për të mbrojtur të dënuarit dëshmitar të mbrojtur. Këto informata të përdoren për të vlerësuar çdo nevojë të sigurisë dhe opsione e mundshme të zhvendosjes së dëshmitarëve në rast emergjente dhe të domosdoshme . Planifikimin dhe sigurimin i privilegjeve të krahasueshme me ato operuese në institucionet e tjera korrektuese, është imperativ i punës sonë në vazhdimësi. Tani kemi edhe programe rehabilituese dhe terapeutike për dëshmitarët, duke përfshirë aktivitetet e

brendshme dhe krijimi i mundësisë për punë brenda institucionit. Është siguruar vazhdimin e mundësimit të vizitave, rekreacioni,trajnimet, sporti, etj.

IV. BIBLIOGRAFIA

Bajgora, Ali.: Disa karakteristika të kriminalitetit dhe të politikës ndëshkimore në Kosovë, Prishtinë, 2001.

Elezi, I. Dhe Hysi, Vasilika : Politika penale Tiranë, 2001.

Gashi, R. :Egzekutimi i dënimit me burgim në Shqipëri, Prishtinë, 2001.

Halili, R:Qëllimi dhe arsyeja e dënimit për krimin e vrasjes, Përparimi-6, Prishtinë, 1970.

Halili, R:Ekzekutimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, Përparimi-10, Prishtinë,1970.

Halili, R: Sanksionet penale si masa të mbrojtjes shoqërore, Përparimi-9, Prishtinë, 1973.

Halili, R. : Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në kosovë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të KSA të Kosovës, Prishtinë, 1985.

Omari, L. :Shteti i së drejtës, Tiranë, 2002.

Ramadan, M.: Penologija i sistem izvrsenja krivicnih sankcija, Novi sad-Beograd, 2003.

Sahiti, E.: E drejta e Procedurës Penale, prishtinë, 2005.

Salihi, I. : E drejta Penale, Prishtinë, 2003,

Salihi, I. : E drejta Penale për të mitur, Prishtinë, 2005.



[1] Per me teper shih, Bill Clinton, (2004), Jeta ime, Knopf Doubleday Publishing Group, Washington.

[2] Sadiku, Isuf, (2010), Ekzekutimi i sanksioneve penale në dritën e akteve më të reja ndërkombëtare, Papirus Print, Gjilan.

[3] Major General Volker Halbauer (2012), Kosovo Force, Key Facts and Figures, Bruxel.

[4] Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove.

[5] PSSP është shkurtesë për titullin "përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara".

[6] Per me teper shih, Ministria e Drejtesise se Kosoves. http://www.md-ks.org/?page=1,62

[7] Po aty

[8] Po aty

[9] Kauffman, Kelsey, (1998), Prison officers and their world, Harward University Press, London.

[10] Në muajin qershor 2006 është realizuar kalimi i kompetencave nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut në Ministrinë e Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës.

[11] Dreshaj.Arben, (2010), Roli dhe rendesia e institucioneve korrektuese ne risocializimin e personave te denuar, Litografia, Gjakovë.

Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.