Shërbimet në kuadër të së drejtës ekonomike i ofrojmë në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Disa nga këto shërbime juridike dhe të avokaturës në kuptimin e ndihmës, interpretimit, këshilldhënies,mbrojtjes ligjore dhe përfaqësimit të listuara:
1. E drejta tregtare.
2. Kontestet e huasë (borxhet në mes të personave juridik dhe institucioneve të shtetërore.
3. çështjet financiare.
4. Udhëzim në lidhjen e kontratave të rëndësishme ekonomike, si p.sh., kontrata e koncesionit, lizingut, etj.
5. E drejta e punës.
6. Udhëzim në përpilimin, ndryshimin, plotësimin e statuteve të subjekteve biznesore ekonomike.
7. Ndihmë në regjistrimin, mbrojtjen e markave tregtare, dizajnit industrial.
8. Ndërmjetësimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si alternativë.
9. Këshillim në procedurën e falimentimit.
10. Përfaqësim në çështjet e privatizimit para dhomës së veçantë të gjykatës supreme të Republikës së Kosovës.
11. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën ekonomike).