• English
  • Shqip
Shërbime juridike për çështje civile
Shërbime juridike për çështje civile
Njëra nga shërbimet juridike që ofrohet nga zyra ligjore dhe e avokatisë është edhe shërbimi në kuadër të së drejtën civile (e drejta qytetare) përkatësisht çështjet, problematikat dhe rastet e klientëve tanë që hyjnë në kuadër të së drejtës civile. Shërbimi në fjalë përfshinë aspektin ndihmës, interpretimin, përfaqësimin, mbrojtjen dhe këshillëdhënien. Disa nga këto shërbime të listuara si më poshtë:
 
1. Përfaqësimi në të gjitha çështjet e procedurës civile.
2. Përfaqësim në procedurë kontestimore.
3. Përfaqësim në procedurë jashtëkontestimore.
4. Zgjidhje sipas normave ligjore të problemeve dhe mosmarrëveshjeve martesore (divorcet etj).
5. Rregullim i marrëdhënieve në pajtueshmëri me ligjin midis personave fizik dhe juridik.
6. Çështjet që lidhen më patundshmëri dhe pronësi.
1. E drejta trashëgimore, e drejta detyrimore.
2. E drejta familjare dhe çështjet familjare (e drejta e atësisë, amësisë etj).
3. Marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve.
7. Kontestet në procedurë përmbarimore.
8. Marrëdhëniet jashtëkontraktore (ujditë jashtëgjyqësore).
9. Propozimin për masat e përkohshme siguruese në lidhje me kërkesëpadinë.
10. Këshillimi në procesin e njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të gjykatave të huaja në vendin tonë.
11. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën civile).
 
Në kuadër të së drejtës penale, mbrohen edhe disa marrëdhënie apo çështje edhe nga e drejta civile. Kështu në një varg të inkriminimeve mbrohet pasuria shtetërore dhe private, ushtrohet mbrojtje nga mashtrimet me rastin e shitblerjes, më pas si vepër penale parashihet edhe dëmtimi i kreditorëve, keqpërdorimi i autorizimit në ekonomi si dhe lidhjet kontraktuale në dëm të organizatës ekonomike etj.
Në këtë lidhmëni nocionesh apo problematikash hynë edhe nocioni i pronës apo problemet me prona, pastaj problemet me pasuri, marrja apo përvetësimi i sendit apo pasurisë së huaj etj, në disa raste, për të njëjtën vepër të ndaluar aplikohen sanksione civile dhe penale, dhe në këtë rast shprehet mbrojtja e dyfishtë juridike.
 
Prandaj, për të gjitha këto probleme që mund t’i keni, ne do t’i analizojmë dhe do t’i interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme duke respektuar gjithnjë kodin etik dhe legjislativ, dhe duke e vënë të drejtën e klientit dhe interesin e tij në rend të parë.
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal
Kuptimi dhe përkufizimi i Sanksionit penal Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës
Zhvillimi i legjislacionit dhe institucioneve penale në Republikën e Kosovës Lufta e dytë botërore si dhe zhvillimet historike pas luftës patën ndikim në zhvillimet ekonomike, kulturore, historike të popujve të
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Kosovë The legal and practical aspect of the execution of criminal sanctions in Kosovo from 1945 until today has evolved through several periods
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral
Të drejtat e fëmijëve në Kosovë obligim kushtetues, ndërkombëtar dhe moral Në këtë punim është marrë për bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës kryesisht neni 22 i Kushtetutës, i cili përmbledh llojet e
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur
Siguria dhe trajtimi i të burgosurve dëshmitarë të mbrojtur Të burgosurit dëshmitare të mbrojtur janë kategori e veçantë e cila kërkon trajtim adekuat institucional në përputhje me standardet
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Dënimet alternative një risi e Kodit Penal të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës edhe pse e re për nga shtetësia, në aspektin e legjislacionit dhe institucioneve penale ka një rrjedhë shumë
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan
E Drejta publike e krahasuar - Sistemi Amerikan Amerika është një shtet i cili të drejtën e tij e ka të bazuar në të drejtën anglosaksonike. Në këtë familje bëjnë pjesë gjithashtu shtete
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë
Baza juridike e zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovë Aspekti ligjor dhe praktikë i ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë nga viti 1945 e gjerë më sot ka kaluar nëpër disa etapa të
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese
Aspekte teoriko-praktike te ekzekutimit të sanksioneve penale në kosovë – panorame krahasuese Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryerësve të veprave penale.