Arbitrazhi është alternativë e shpejtë dhe efikase në zgjidhjen e kontesteve biznesore duke i anashkaluar kështu procedurat burokratike. Ne në zyrën tonë ligjore ofrojmë këtë shërbim në nivel nacional dhe internacional:
1. Zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve midis personave juridik.
2. Zgjidhjen jashtëgjyqësore, të shpejt, të lehtë dhe me kosto të ulët të kontesteve ekonomike.
3. Nxjerrjen e vendimeve nga arbitri me kualifikime të larta profesionale.
4. Udhëzim në përpilimin e klauzolave të arbitrazhit.
5. mundësi për arbitrazh të përshpejtuar (marrjen e vendimit nga një arbitër i vetëm më pëlqimin e të dyja palëve të përfshira në kontest).
6. Ndihmë në njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të tribunaleve të huaja ose të shteteve të huaja.
7. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më arbitrazh).