E drejta administrative në mes shtetit dhe personave privat fizik dhe juridik gjithashtu bënë pjesë në gamën e shërbimeve të ofruara të zyrës tonë ligjore në kuadër të shërbimeve juridike dhe atyre të avokaturës. Shërbimi në fjalë përfshijnë aspektin ndihmës, interpretimin, përfaqësimin, mbrojtjen dhe këshillëdhënien për klientët tanë. Disa nga këto shërbime, pos tjerash, të listuara si më poshtë:
1. Shpjegimi i normave juridike administrative dhe interpretimi i tyre në relacion me rastin specifik të klientit.
2. Çështjet e shtetësisë së personave fizik (marrja dhe shlyerja e shtetësisë).
3. Përfaqësim i palëve në procedura administrative në shkallë të parë (në institucionet komunale).
4. Përfaqësim i palëve në shkallën e dytë në procedurë administrative (në ministri, agjenci shtetërore, institucione tjera të cilat janë të thirrura për zbatimin e ligjit).
5. Përfaqësim në konfliktet administrative.
6. Përfaqësim para doganave.
7. Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën administrative).